E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiakut të Kamzës tentojnë t’i djegin makinën

08/02/2011  Policit të burgjeve i marrin armën

TIRANË- Disa sherre të rënda kanë ndodhur orët e fundit në kryeqytet. Antiterrori po ndjek penalisht vëllezërit A dhe K Halili dhe shtetasin R Mjeshtri, nga Kamza, sepse për motive të dobëta tentuan të djegin makinën tip “Tuarek”, me targa TR 0004 R, në pronësi të kryebashkiakut Xhelal Uka, policia njofton se komisariati nr.4, arrestoi Gazmend Ukën dhe Gjergj Pepkolën, të dy nga 44 vjeç e banues në Tiranë. Ata tek lokali i qofteve, tek stacioni i trenit, i kanë vjedhur armën e brezit një pistoletë TT Ramadan Brahimit, 48-vjeçarit punonjës policie pranë burgut të Fushë Krujës.. Komisariati nr. 6 arrestoi F. Kurteshin, 18 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në grindje e sipër ka qëlluar me thikë P. Koçin, 20 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për E. Muratin, 19 vjeç, banues në Tiranë, sepse gjatë këtij konflikti edhe ai i fundit ka goditur me grushte. Policia e Kavajës filloi procedimin penal e shpalli në kërkim vëllezërit M e G Xhihani e kushëririn R. Xhihani, sepse rreth orës 21.00, në lagjen 1, Kavajë, afër Kryqit të Kuq, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri automatik dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›