Vdekja e punëtorit, Fieri i kërcënuar nga pikat e gazit
08/02/2011 Janë gjobitur dhe mbyllur shumë të tilla, vazhdojnë sërish punën. Prefektura plan masash
FIER- Ngjarja e trishtë ndodhur mbrëmjen e së dielës ku një punëtor i shpërndarjes së pikës së gazit ka mbetur i vdekur në vend nga asfiksia dhe pronari i tij është ende në gjendje të rëndë shëndetësore ka vënë në diskutim sigurinë e pikave të gazit në rrethin e Fierit.
Ekspertët
Sipas ekspertëve, Fieri nuk është i sigurt në pikat e shitjes së gazit. Shqetësimi më i madh është i autoriteteve të repartit të mbrojtjes nga gazi pranë prefekturës në Fier mbeten pikat e tregtimit të shitjes së gazit me pakicë. Janë kryer kontrolle të panumërta dhe janë ndëshkuar ato pika të tregtimit të gazit që nuk i kanë plotësuar kushtet. Por sërish këto pika janë në funksion të aktivitetit të tyre pavarësisht gjobave. Shefi i zyrës së Parandalimit të Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri në prefekturën e Fierit Izet Ymeraj jep alarmin: “Rrezik për jetën e tyre dhe të qytetarëve që banojnë përreth janë sidomos pikat e shitjes me pakicë të gazit të lëngshëm domethënë pikat e mbushjes së gazit të lëngshëm. Ato nuk plotësojnë kushtet teknike. Dhe në të gjitha këto pika janë ushtruar kontrolle dhe u janë vendosur gjobat. Vitin e kaluar është bërë kontroll i imtësishëm dhe u janë bllokuar një sasi të konsiderueshme gazi këtyre pikave jokorrekte dhe u është ndërprerë aktiviteti për rreth 3 muaj”. Për të parandaluar këtë fenomen që po merr jetë njerëzish reparti i parandalimit të mbrojtjes nga gazi ka hartuar një plan pune që në bashkëpunim me instanca të tjera si Policia Ndërtimore për heqjen dhe çrrënjosjen e këtyre pikave të gazit ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tërësisht jashtë çdo lloj kushti dhe parametri teknik, pasi ushtrojnë aktivitetin në katet e para të pallateve. Lidhur me ngjarjen e djeshme shefi Ymeraj ka theksuar se shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të sigurisë teknike”. Ajo nuk ka qenë pikë gazi, por solari dhe gjatë shkarkimit të një makine me solar ka pasur asfiksim të gazit të punëtorit dhe pronarit të tij”. Në Fier operojnë rreth 16 impiante shitje të gazit të lëngshëm ku 8 janë në Fier, 5 në Lushnjë dhe 3 në Mallakastër. Shefi i Zyrës së Mbrojtjes ndaj Zjarrit thekson për shtim të organikës, pasi inspektorët nuk janë të mjaftueshëm për fluksin e madh të punës.