“Merloti i vjetër” sekuestro pijeve pa pullë në Tiranë
08/02/2011 Aksion i Antikrimit Ekonomik në kryeqytet
TIRANË- Antikrimi Ekonomik e Financiar në policinë e Tiranës organizoi operacionin “Merlot i vjetër”, ku gjetën pije pa pullë. Në pranga ka rënë Klement Piro, 59 vjeç, banues në Tiranë, i cili i prodhonte ato, teksa ndiqet penalisht në gjendje të lirë blerësi Bujar Haxhija, 45 vjeç, nga Shkodra. Piros iu bllokuan 9 shishe verë plastike 2 litërshe, pa etiketa, 2 shishe vere plastike me etiketë “Skutari Droneldhe”, me pullë të Ministrisë së Financave, 70 shishe verë me etiketën “Shesh i Bardhë”, nga këto 10 pa etiketë, 94 shishe vere me etiketë “Merlot”, nga të cilat 27 me etiketë të bardhë, 25 shishe vere me etiketë “Charoonnay”, nga këto 8 pa etiketë. Gjithashtu u kapën 338 copë kapuçë shishesh vere, 246 copë etiketa “Merlot”, me ngjyrë të kuqe, 572 copë etiketa “Merlot” dhe “Debine” me ngjyrë jeshile dhe të verdhë, 132 copë etiketë raki rrushi, 30 copë kondraetiketë “Merloti”, 14 copë etiketa “Merlot i vjetër”, 55 copë pulla fiskale të Ministrisë së Financave, etj. Gjithashtu, Haxhija do të ndiqet në gjendje të lirë sepse në rrugën “4 Dëshmorët”, u kap pranë banesës së Piros, duke marrë pije alkoolike. Gjatë kontrollit në mjetin tip Benz, me targa SH 2707 D, iu gjetën 158 shishe verë e kuqe.