Trajneri portugez pergezon lojtaret, per titullin kampion
Trajneri i Interit, Hose Murinjo pas fitores 3-0 ndaj Sienes, festoi titullin e pare ne Seria A. Milani fitoi 2-1 ne Udineze nje dite me pare dhe zikalterit, pavaresisht rezultatit te fundit, siguruan titullin e katert radhazi ne Itali. "Ishte e rendesishme qe te fitonim, sepse duhet te kemi sa me shume pike, edhe pse jemi kampione" - theksoi Murinjo. "Ishte nje ndeshje qe tregoi seriozitetin tone. Ne luajme me seriozitet ne cdo ndeshje. Madje jam i zemeruar pak me skuadren, sepse ekipi duhet te kishte shenuar me shume gola. Por i gjithe ekipi, sidomos Baloteti duhet te luanin per Ibran, qe ai te ishte golashenuesi me i mire". Ibrahimovic ka shenuar deri tani 22 gola, por eshte nje gol pas Marko Di Vaios se Bolonjes, i cili kryeson listen e golashenuesve te Seria A. Murinjo flet edhe per paraqitjet e dy lojtareve te ekipit te tij. Havier Zaneti dhe Hulio Cezar jane nder me te lavderuarit, nga trajneri i Interit, Hoze Murinjo. "Lojtari qe me surprizoi me shume ishte Zaneti. Pasaporta e tij nuk tregon te verteten. Ai eshte 35 vjec, por duket i jashtezakonshem, sikur eshte 10 vjet me i ri". Edhe braziliani Cezar eshte ne mbyllje te karrieres se tij. "Jam i lumtur me paraqitjen e Julio Cesarit, ai eshte nje portier fantastik. Ai pas cdo takimi shfaq aftesi te rralla ne fushe. I quajtur tek Celsi "Special", Murinjo tha se dy rivalet e ketij sezoni, Milani dhe Juventusi zhvilluan nje gare te mrekullueshme. - "Si njera, edhe tjetra ma bene jeten me te veshtire". Tani Murinjo mendon se me ardhjen e Militos, duhen edhe perforcime te tjera qe suksesi te jete me i sigurt ne vitin e ardhshem. "Nese nje ekip fiton nje, dy ose me shume tituj kampione radhazi, do te jete me e veshtire per te fituar te pestin dhe veshtiresia shkon edhe me tej. Nuk jemi shume larg firmes se Militos, qe eshte ne forme te shkelqyer si sulmues. Kete vit kemi pasur probleme te medha ne qender te mesfushes dhe na duhen edhe dy lojtare me shume, qe te jene te forte fizikisht dhe me zotesi te rralla taktike, krahasuar me lojtaret qe jane aktualisht ne perberje te ekipit tone",- thekson ai. Lojtare si Marko Materaci, Patrik Viera, Nelson Rivas, Hernan Krespo dhe Julio Kruz jane te gjithe drejt largimit nga ekipi. Rikardo Kuarezma nuk do t'i jepet me ndonje shans, pasi kaloi ne janar tek Celsi. Murinjo thote se skuadra qe ai drejton duhet te jete me e forte.