E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Braun prane futbollit, per boterorin 2018

Anglia eshte vendi ku politikat shteterore shtrihet dhe unifikohet ne cdo fushe tjeter, per te miren dhe te ardhmen e vendit. Kryeministri britanik, Gordon Braun shtroi dje nje dreke, ku kishte ftuar lojtare te kombetares, perfaqesues te shquar te futbollit anglez dhe personalitete te tjera per qellim lobingu, qe te organizohen ne vendin e tij finalet e Kupes se Botes, ne vitin 2018, ose ne vitin 2022. Anglia deshiron dhe eshte zyrtarisht kandidate qe te organizoje finalet e Kupes se Botes 2018 dhe me kete rast eshte shtruar nje dreke, ne "Wembley", nga kryeministri britanik, Gordon Braun. Bekam nuk do te kete mundesi te luaje ne keto finale, por sulmuesi Runi beri disa llogari te shpejta dhe duke dhene disa shembuj, theksoi: - "Une do te jem 32 vjec, nese boterori do te luhet ne vitin 2018 ne Angli. Kur shoh disa lojtare qe luajne me Mancester Junajtid, si Gigs dhe Skols, edhe une pse mos te shpresoj se do te jem ne te njejten forme dhe te jap kontributin tim". Ish-lojtari i Evertonit, ndjen se pasioni i tifozeve ne Angli eshte fakt i mjaftueshem per ta bindur boten, se vendi i tij e meriton qe te organizoje finalet:-"Krenaria dhe pasioni i tifozeve dhe i lojtareve angleze, eshte dicka qe nuk mund te krahasohet me vendet e tjera. Prandaj shpresoj qe ta sjellim Kupen e Botes ne Angli". Mesfushori Devid Bekam tha se lojtaret me te mire ne Evrope, e admirojne atmosferen e stadiumeve anembane Anglise. " Nuk ka mbeshtetje me te madhe per futbollin, se ajo e tifozeve tane. Pasioni qe tregon vendi yne per futbollin e tregojne stadiumet qe mbushen plot me tifoze. Une kam luajtur me lojtare te medhenj, si Zidan dhe Ronaldo dhe e para gje qe me kane thene, ka qene atmosfera fantastike qe perjetohet ne Angli, per shkak te tifozeve te zjarrte". Ne dreken e shtruar me kete rast, mungonte princi Uilliam, per shkak te angazhimeve, por te pranishmit me ane te nje mesazhi ne video, degjuan solidaritetin e tij, ne mbeshtetje te futbollit dhe organizimit te Kupes se Botes 2018.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›