Ata po vijne...
Sjam mire doktor. Jo jo sjam mire hic. Jam bere shume merak per veten. Mendja ime seshte me ajo e para. E kur them e para se kam fjalen per kohen kur isha ende i ri. E isha nje djale gjithe nur e kur njerezit mendonin duke me buzeqeshur e perkedhelur se une do te behesha patjeter dicka ne kete jete. Kur mesuesit tamam sikur te ishin prinderit e mi krenoheshin me mua. E djemte e vajzat e klases me afroheshin gjithe qejf e kersheri per te me bere shok. Dhe prinderit e tyre e kishin emrin tim ne maje te gjuhes sa here ju duhej perballe ndonje vazoje te thyer apo pantallonash te grisura si nje shembull per tu arrire. Por qe sarrihej kurre. Atehere isha shembullor e respektoja koke ulur te gjithe ata qe me komandonin hapat e mi prinderit mesuesit shefat e pare ne pune. Te gjithe me njefjale.
Isha mire ne fakt edhe nje muaj me pare. Mirpo ja ka nja dy dite e spo kuptoj asgje qe po me ndodh. Dhe kam arritur deri aty sa te mos besoj as Shefin e vendit tim ndersa ben be e rrufe per grushtin e shtetit qe shume njerez po ja vertisin prej kohesh. E te mendosh se vetem dy jave me pare isha aq i urte e aq i degjueshem.
Cka ndodhur me mua keshtu Dikur dhe kur them dikur e kam fjalen edhe per nje jave me pare une revoltohesha edhe per mosgje. Edhe nje mize po ta shihja te vritej me dhimte dhe kerkoja drejtesi. Mirpo ja tek shoh shefin e vendit tim shefin e shefave te mi ndersa perpelitet ne kete perballje te temerrshme me pucistet e dreqit une prape se besoj. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo nuk kam me ate sensin e drejtesise qe me ngrinte vrull ne kembe pas cdo padrejtesie. Po cte te them Shume me keq se kaq rri e shoh ate dhe sndjej asgje. Akull fare per bese.
Mos jam cmendur Si erdhi kjo dite keshtu Nuk po kuptoj asgje. Ai po mi shpjegon te gjitha. I shkreti. Sikur ta dinte hallin tim spo le ore te dites e nates pa dale e pa mi rrefyer nje per nje te gjitha ato cka po i ndodhin para syve te mi. E une hic. As qerpiku sme leviz.
E si po mi shpjegon ama Te gjitha hollesite. Po pse se besoj dot xhanem Po cmendem krejt. A sma tha aq bindshem se kish pasur jo pak por dy plane per ta hedhur nga pushteti i tij i ligjshem A smi shpjegoi i shkreti - me vjen per te qare - te gjitha pa u lodhur sesi te keqinjte e ketij vendi kishin pergatitur ne heshtje e qetesi gjithe ate katraure Aq djallezore sa do te revoltonin kedo mbi kete toke. Plani A kish qene ai i pari sikurse dhe kuptohet kur njerez te babezitur sperkatur me urrejtje ishin sulur si dikur osmanet Skenderbeut. E kishin rrethuar dhe mbajtur jo pak por per pese ore rresht keshtellen e pamposhtur ne boulevard. A si kish ndodhur dhe Skenderbeut keshtu Por si ka mundesi qe historine e Skenderbeut e besoj te cilen as e kam pare e as e kam jetuar dhe si besoj gjithe cka me thote shefi im sot Me thoni a seshte per tu shqetesuar kjo E te te prish gjumin
Ai me flet per cadra qe qellonin si pistoleta per stilolapsa qe shkruanin plumba per thika lyer e perlyer gjithe helmera nga ata me te rrezikshimit. E un prape sbesoj. Por cdreqin po me ndodh keshtu Ceshte kjo nxehtesi qe po me mbyt te terin Ne ka njeri qe duhet ta besoj kete ai jam une. E kjo ska dyshim. Te thuash se nuk kam pare gjera te tilla ndonjehere ne jete hajde de. Por kjo sme falet. E kujt mua qe slija rast pa pare Fantomasin. Po cke more tutkun qe sbeson Me vinte te rrihja me thuper veten. E kush sbesonte pale Une qe qe dhjete vjec bashke me tre shok te tjere e kishim mbushur gjithe barut shkrepseje trupin e nje rezerve plastike stilolapsi per ti vene flaken me vone e per ta nisur drejt planetit me te pare Gje qe sfunksionoi sigurisht por ama e kishim provuar. Une sbesoja ne ngjarje te tilla Turp. Po po turp. Per mua qe isha gjithmone i pari ne biletarite e kinemave sa here qe agjenti i famshem 007 vinte ne kete qytetin tim te humbur. E qe me kujtonin per te dale nga salla pastrueset e shkreta vec kur duhej ta mbyllnin kinemane tek me gjenin ashtu goje hapur dhe me duart qe leviznin pa kuptim tamam si ato makinat e tij. Qe sishin vec makina por dhe avione fluturues.
Por sme ka lene vec mendja me duket. Edhe syte si kam mire. Kam gjithe keto dite qe i kam bere njesh me ekranin per te pare sa me qarte te mundem demostraten e dikurshme. Te cilen per hir te zotit si per te me lajthitur krejt po ma japin cdo ore e sekonde. Por hic or mike. Sben fajde. Sado ti zgurdulloje syte eshte e kote asgje nuk shoh ndryshe nga cpashe per here te pare. Ate heren e pare atehere kur ai shefi im shefi i te gjithe shefave nuk kish filluar ende te mi rrefente nje e per nje te gjitha. Ai me thote se demostruesit ata djemte e rinj e te temerrshem qe dukeshin sikur te kishin dale nga muzete vervitnin ne ajer arme nga me te sofistikuarat. Nga ato qe njerezia rralle i ka pare e prekur. E une hic. Sa here qe i ngulesha ekranit per te kuptuar ate mashtrimin e madh te pucisteve asgje nuk ndryshonte nga hera e pare cadrat me dukeshin si cadra shkopinjte si shkopinje.
Me kane lene te gjitha. Syte edhe trute. I mjeri une. Mirpo sikur as kjo te mos mjaftoje nuk arrije te besoje as planin B. Ate me te temerrshmin. Me te sofistikuarin qe ish pare ndonjehere ne keto ane vete oborrtaret donin te largojne nga pushteti shefin tim. Pse se besoj as kete xhanem Pak libra kam lexuar ne kete jete Te pakte kane qene oborret mbreteror te botes kur mes shkelqimit te festes ka qene gjithmone dikush qe ska qeshur qe ska folur por ka hyre vjedhurazi ne dhomen e sklleverve tamam tamam aty ku gatuhej gjithcka e ka marre si pa te keq xhezven e vjeteruar nga koha per te zier ne vetmi vajin e zi qe do ta hidhte ne veshin e prijesit E kur sja ka arritur dot eshte futur mes njerezve per te vrare ne heshtje sherbetoren qe do te bente aktin e parrefyer. Qe prijesi mos dyshonte aspak e te flinte i qete pa vaj ne vesh ndersa oborri spriste gje tjeter vecse ate me te temerrshmen e gjerave renien e tij Qe aq shume e enderruan ata miqte e tij ata te perkedhelurit e tij nga te cilet pritej me pak se nga kushdo
Te gjitha jane aty. Vec te jesh i cmendur e te mos kuptosh e besosh. Rrethimi i temerrshem qe kish aq dite qe lajmesit e afronin tek vinin me galop nga ato horizontet e largeta e te pluherosura. Nga ato mbreterite e largeta qe askush si ka pare deri me sot mbushur me ato kazanet e medhenj ku sklleverit e rreckosur prej mijra e mijra vitesh zienin dhe percellonin vajin e temerrshem. Ate lenden veshtullore qe me pas hidhej ne ato paguret e ndryshkura qe lidheshin ne shalet atyre kuajve te medhenj te qindra e mijera kaloresve qe shperndaheshin me pas si era ne qindra e mijera drejtime. Per ne ato tokat e atyre principatave te pamundura qe as emrin nuk ua njeh kerrkush. Per te mberritur me pas ne ato duart e holla e delikate te sherbetores asaj me besnikes te cilen vete prijesi e kish zgjedhur mes nje mije e nje vajzave nga me te bukura e principates. Ato duar te buta te cilat pa u dredhur - sic tregonin rrefenjat e njohura - do ta derdhnin pike pike ne ate veshin e pergjumur te tij. Ne ate dhomen e vetmuar ku zhurma e gjumit te princit plak mbyt baterdine qe vjen prej oborrit. Ku rrethimi tashme eshte bere i plote. Ku hushtat dhe shpatat vringellijne ne mijera e mijra kercitje kercellitese. Ku portat jane shqyer dhe ku keshtjella dhe astrologet te fshehur ne ato pelhurat qe smbarojne kurre numerojne ne vetmi ditet qe kane ngelur. Ku rremuja eshte e madhe nga ushtaret qe hyjne nga te kater anet dhe kuajte qe hingellijne frikshem nga te gjitha drejtimet. Dhe zjarri percellon gjithcka. Me drure me perde me te gjitha. Dhe vapa behet e padurueshme. Dhe avulli me tymin behen njesh. Djerset te mbulojne dhe befas e sheh. Ai po vjen. Po po. Ja mes turmes. Mes tymit ja tek po vjen. Ja tek me afrohet dhe ma ngjesh hunden e tij mbi timen. Dorezoje me hungerin mbi fytyre Dorezo cadren Por une e shtrengoj fort. Aq fort sa duart dhe gjunjet me dridhen. Por eshte me i forte se une. Zemra po me le. Do te ma marre. Do te ma marre cadren time. E ndjej. Skam me pike fuqie. Gjymtyret po me lene. Me merret fryma. Bota me rrotullohet. Po ma merr po ma merr alarm ndihme ma mori ma moriiiiiii.
Qetesohuni qetesohuni qetesohuniiiiiiii.......Ju nuk jeni i cmendur. Nuk jeni i cmendur. Mblidheni veten. Vec pak temperature te larte. Ne fakt shume te larte por mos u beni merak. Po shkoj te theras mjekun qe ju duhet...
...Si ne nje turbullire e shoh tek del dhe perplas deren e vjeter te spitalit te ri. Psikiatri te cilin e kisha thirrur gjithe urgjence. Ndersa nga ekrani shefi im shefi i te gjithe shefave te mij me syte e ngulur thelle tek une i lodhur dhe raskapitur si kurre ndonjehere vazhdon te ngulmoje si ne kllapi ata po vijne po vijne ja ja ajo reja e madhe e pluhurit atje pertej nje ushtri e tere e stermadhe armatorur gjer ne dhembe me cadra stilolapsa kopsa gota xhezve te vjetra e gjithfarelloj sendesh te tjera...qe te kallin frike...