E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERRU nis shperndarja e kontrates se re

Ne raste shkelese qytetaret ndeshkohen me 10 mije lek gjobe ose burgim deri ne tre vite

Risia/ Para nderprerjes se ujit konsumatori duhet te njoftohet dhjete dite me pare


Enti Rregullator i Ujit ka bere te ditur se kontrata e re e tarifes se ujit do te jete ne duart e konsumatoreve brenda muajit shkurt. Kjo kontrate risi ne vendin tone merr parasysh te drejtat dhe detyrimet mes konsumatoreve dhe operatoreve te ujesjellesit.


Sipas hartuesve te saj ne kontrate reflektohet i gjithe legjislacionin shqiptar lidhur me detyrat qe ka secila pale. Ndersa ajo cka u eshte premtuar qytetareve eshte permiresim i cilesise dhe perdorimit praktik i ujit. Por na ana tjeter ne rast te shkeljes se kushteve te kontrates jane parashikuar masa mjafte ndeshkuese per konsumatorin.


Per pika te vecanta si vendosjen e pajisjes matese apo nderhyrjen ne te kontrata parashikon nga 50 mije lek gjobe deri ne burgim te konsumatorit. Ndersa pala tjeter e ka te detyrueshme te njoftoje konsumatorin per nderprerjen e ujit dhjet dite me pare. Sipas konsulentes se ERRU Brikena Hoxha kontrata e re e detyron furnizuesin te lajmeroje konsumatorin per kamat vonesen nepermjet nje letre me shkrim ne menyre qe konsumatorit mos ti nderpritet uji por ti jepet nje mundesi e dyte.


Kur ndeshkohet konsumatori


Neni 17 i kontrates parashikon qe nderhyrjet ne sistemin e furnizimit me uje lidhjet e pamiratuara nga operatori dhe demtimet e cfaredolloj perbejne kundravajtje administrative. Keto shkelje denohen me gjobe deri ne 10 mije leke per konsumatoret familjare me gjobe deri ne 50 mije leke per konsumatoret e tjere ose me nderprerje te furnizimit me uje.


Masat qe merren me kerkesen e konsumatorit jane qe operatori ben rilidhjen e furnizimit me uje brenda tre diteve pasi konsumatori te kete paguar detyrimet ndaj operatorit dhe te gjitha shpenzimet per nderprerjen e rilidhjen e furnizimit me uje.


Pasi te jete bere rilidhja konsumatori lidh kontraten e re me operatorin. Nderkaq shkelesit detyrohen te paguajne shpenzimet e nevojshme per sjelljen e pjeses se demtuar ne gjendjen e meparshme dhe pergjegjesia per shkaktimin e demit percaktohet sipas legjislacionit ne fuqi.


Shkeljet per te cilat ndeshkohen qytetaret shqiptare parashikohen ne nenin 19 te kontrates i cili thote se konsumatori pergjigjet penalisht dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet per shkaterrimin apo demtimin me dashje te rrjetit te ujesjellesit. Gjithashtu ndiqet penalisht me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet per lidhje si dhe per cdo nderhyrje tjeter te bere pa leje ne rrjetin per marrjen e ujit te pijshem.


E drejta per tu demshperblyer


Kontrata permban edhe nje nen per demshperblimin e konsumatorit ku citohen raste ne te cilat konsumatori mund te kerkoje demshperblim per demin e kryer nga operatori. Por ky nen eshte nuk percakton formen e demshperblimit te konsumatorit nga ana e operatorit te shperndarjes se ujit as ne forme monetare e as ne ndjekje penale.


Neni 12 parashikon qe konsumatorit i lind e drejta per tu demshperblyer ne rastet e nderprerjeve teknike qe zgjasin me shume se 24 ore te cilat nuk jane shkaktuar nga forca madhore nga vendosja e gjendjes se jashtezakonshme apo emergjenca dhe kane penguar konsumatorin nga perdorimi i ketyre sherbimeve per nje periudhe me te gjate se 24 ore.


Gjithashtu konsumatorit i lind e drejta per tu demshperblyer atehere kur nuk eshte njoftuar per nderprerjet e sherbimit sikurse parashikohet ne kete kontrate dhe nderprerja ka zgjatur me shume se 24 ore.


Operatori i shperndarjes se ujit demshperblen qytetarin kur uji i furnizuar nuk ploteson standardet e kerkuara nga legjislacioni ne fuqi dhe si pasoje i shkakton deme konsumatorit. Vlen per tu theksuar se ne asnje nga rastet kur operatori eshte ne gabim nuk parashikohet ndonje gjobe apo burgim sikunder parashikohet per rastet kur konsumatori shkel kontraten e perbashket.


Pajisja me mates


Draft kontrata parashikon ndeshkime te konsumatorit edhe ne qofte se ai nuk lajmeron operatorin e shperndarjes se ujit per vendosjen me mates. Neni 7 parashikon se ne rast se konsumatori jofamiljar nuk e njofton operatorin brenda pese diteve detyrohet te paguaje pesefishin e vleres se fatures tatimore te muajit te fundit ndersa konsumatori familjar detyrohet te paguaje dyfishin e vleres se fatures tatimore te muajit te fundit.


Pra draft kontrata e re per ujin pervecse parashikon penalizimet ndaj konsumatorit nuk parashikon asnje impakt pozitiv ndaj qytetareve lidhur me cilesine e ujit sasine e tij uljen e tarifave marrjen parasysh te ankesave etj.

Propozimi
Leximi i matesi te kryhet nje here ne vit

Ne nje kohe kur vendi yne ende perballet me problemet me elementare te furnizimit me uje me tarifa qe ndryshojne shpesh vjen nje propozim per leximin e matesit te ujit. Gjate prezantimit te kontrates se re te ujesjellesit pak dite me pare konsulentja e ERRU-s Brikena Hoxha tha se po punohet qe leximi i matesit te ujite te mos kryhet nje here ne muaj por te behet ne nje periudhe me te gjate.


Sipas saj ne nje te ardhme jo te larget ne vendin tone leximi i matesit te ujit do te kryhet nje here ne gjashte muaj e ndoshta edhe nje here ne vit.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›