E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Gerti Bogdanin, Berisha është politikani më i ri se gjithë të rinjtë në PD

bogdaniDeputeti demokrat, Gerti Bogdani, mendon se në PD, Sali Berisha vazhdon të jetë politikani më i ri, pavarësisht moshës së tij. Kjo, pasi sipas Bogdanit, Berisha ka një mentalitet më të ri se sa të rinjtë.

Nuk ka luftë brezash në PD, por luftë mentalitetesh. Sot në politikën shqiptare ke lider që kanë vite eksperience, por që nga mentaliteti janë më shumë të rinj se sa ata që e konsiderojnë veten si të rinj. Personi që e ka mentalitetin më të ri në PD është kryeministri Berisha i sapodorëhequr. Kur konkurrenca është e shëndetshme, edhe rezultatet janë më të mira, ka thënë Bogdani në një intervistë për Ora News.

Ai ka vijuar më tej elozhet për Berishën, duke thënë se do të mbetet kryeministër i mbarëshqiptarëve.

Berisha do mbetet ende lider i politikës shqiptare, madje mbarëshqiptare do të thoja. Ka qenë kryeministër i mbarëshqiptarëve nga veprat që ka realizuar, politikat që ka ndjekur. Në politikë titujt mbeten. Nuk do të kemi thjesht deputetin Berisha. Ai do të mbetet prezent  për sa kokë ka energji për të kontribuar në politikë, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›