E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj, kunder Cekes per trashegimine e poetit Migjeni

Nisma e deputetit Neritan Ceka qe e drejta e autorit te njihet dhe per vitet 1968-1991, per te cilet diktatura komuniste e kish ndaluar, shkaktoi debate ne seancen e djeshme plenare. Deputeti demokrat, Besnik Mustafaj, e akuzoi si nje nisme qe niset nga interesat personale te Cekes, i cili ne menyre indirekte perfiton prej saj prej lidhjeje farefisnore me Migjenin. "Eshte nje nisme me interesa te drejtperdrejta, ku Ceka kerkon te shperblehet indirekt. Por mbi te gjitha eshte nje nisme e demshme, pasi nese vazhdon t'i merret e drejta e ribotimit, ne menyre te pashmangshme kjo do ndikoje ne menyren e shperndarjes se veprave", tha Mustafaj, duke deklaruar voten e tij kunder. Ne mbrojtje te projektit te tij, Ceka replikoi, duke theksuar se Mustafaj shprehet pro interesave me te gjera se te tij, ato te botuesve. "Mustafaj mbeshtet interesat e botuesve qe presin te marrin te drejtat qe i takojne disa familjeje. Te drejtat e perhershme e prones. Nese i eshte mohuar prona familjes prej 20 vjetesh, pse mos ja japim. Eshte ligj pa fature dhe i thjeshte", replikoi Ceka. Per shkak te debateve mes dy paleve, projekti u shty per ne seancen e ardhshme. Por ai pritet te miratohet, pasi Ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango e mbrojti si nje ligj efektiv. "Ceka ka lidhje me Migjenin eshte e vertete, jo ne menyre te drejtperdrejte, po ka. Po ama, nga ana tjeter, e drejta e autorit eshte e shenjte dhe mendoj se ne duhet ta miratojme se na nderon", tha Pango. R.R.

Ligji per te drejten e autorit

Deputeti Neritan Ceka kerkon qe te njihet e drejta e autorit dhe per vitet 1968-1991. Periudhe per te cilen u eshte mohuar e drejta autoreve ne rastin e ribotimit te veprave. Ceka propozon qe te behen ndryshime ne ligjin "Per te Drejten e Autorit dhe te drejtat e tjera te lidhura me te", duke sugjeruar qe kjo e drejte te njihet dhe per periudhen e diktatures komuniste e per pasoje te mos llogaritet ne periudhen 70-vjecare sa zgjat e drejta e autorit pas vdekjes se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›