Mustafaraj: Duhen respektuar institucionet e pavarura!

Pas deklaratës së kreut të opozitës Edi Rama, i menjëhershëm ka qënë reagimi i zëdhënëses së Partisë Demokratike, në të cilën lëshon apel, për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve.
Në një konferencë nga selia blu, Albana Mustafaraj, vijoi akuzat e ashpra ndaj kryesocialistit ndërsa kërkoi që të hiqet dorë per te shtypur institucionet e pavarura kushtetuese, sikundër të pranohet rezultati që buron nga zëri qytetar.
Më tej, Mustafaraj shtoi se zgjedhjet e 8 majit ishin më të saktat dhe më të drejtat, ndërsa Rama përpiqet të errësojë dhe të anatemojë vendimin e Kolegjit.