Kubë, disidenti Farinas sërish në grevë
Disidenti kuban Guillermo Farinas ka njoftuar se ka nisur dje një grevë të re urie, e 24-ta në 15 vitet e fundit. Me këtë formë proteste, Farinas i kërkon qeverisë së Raul Castro që të dalin para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e opozitarit Juan Soto.
Farinas, 49 vjeç, vitin e kaluar, pas një greve 135-ditore arriti të siguronte lirimin e 52 të burgosurve politikë.
Juan Soto, 46 vjeç, vdiq më 8 maj në spital, vetëm tre ditë pasi ishte arrestuar.