E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaraj: “Rama shpalli fitoren imagjinare në 8 maj”

Partia Demokratike reagoi pasditen e sotme kundrejt deklaratave të bëra nga selia rozë e cila akuzon mazhorancën për zgjedhje të manipuluara. Albana Mustafaraj nga selia blu deklaron se kreu i opozitës nuk ka bërë gjë tjetër, vecse ka bërë shantazh ndaj institucioneve të pavaruara, Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-së.
 

“Sot Rama, në një akt shantazhi ndaj Kolegjit dhe KQZ-së, ndërmori serialin e tij dhe sulmet bajate në një realitet që nuk ekziston. Ai shpali fitoren e 8 majit dhe deklaroi se kjo fitore e ka tërbuar kandidatin e tij”.
 

Në vijim të akuzave të ashpra, zëdhënësja e PD-së vijon më tej duke parashtruar një sërë pyetjesh, të cilat vënë në dukje se 140 mijë vota jane më pak për PS-në, krahasuar me 17% më shumë për PD-në, dhe kjo përbën disfatën për opozitën dhe për fitoren imagjinare”, përfundon deklarata, kjo në kundërpërgjigje të fakteve të manipulimeve të shprehura nga deputetë opozitarë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›