Mustafaraj:Rama do të përbaltë procesin

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj, në një kundërpërgjigje të deklaratave ardhur nga selia rozë, deklaroi dhe një herë se zgjedhjet ishin transparente dhe procesi po tentohet të përbaltet nga vetë kreu i opozitës Edi Rama.
"Rama dha ultimatum që të njihej si fitues me dhjetë vota, ndërsa tani po përpiqet të përbaltë rezultatin. Por tani që qytetarët njohën rezultatin, Rama bën cirk duke folur për kanibalizëm e maskaradë”, nënvizoi Mustafaraj.
Nga selia blu, Partia Demokratike deklaroi se procesi zgjedhor ishte i drejtë, transparent dhe i saktë, ku çdo votë u numërua dhe zëri i çdo qytetari u dëgjua.