E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenderbeu-Tirana Muca dhe Starova rrezikojne bankinat

www.gazetaret - Skenderbeu eshte para nje prove force dhe dinjiteti kur te perballet te dielen me Tiranen pikerisht ne ndeshjen permbyllese te javes se gjashte te Superliges e qe perkon edhe me diten e perurimit te rikonstruksioni te stadiumit korcar.

Situata ne kampin e ujqerve te debores nuk eshte shume e qete nisur kjo dhe nga humbja 1-0 ne Elbasan e dyta ne pese javet e para e qe ka krijuar nje diference prej gjashte pike me Dinamon kryesuese por me blute qe kane nje ndeshje me shume.

Para korcareve te drejtuar nga Shkelqim Muca jane tre skuadra duke futur edhe Flamurtarin 13 pike dhe Lacin 10 cka do te perkthehej se Skenderbeu eshte ne nevoje urgjente per pike te plota pavaresisht se perballe do te kete rekordmenet e Shqiperise 24 tituj teksa me keta te fundit trajneri aktual bardhekuqve ka fituar 3 nga 4 titujt kampion si trajner.

Ne fakt ky eshte takimi pare i ketij sezoni qe Skenderbeu e luan ne shtepi pasi ne dy te paret ka emigruar ne Pogradec pavaresisht se ka pasur tagrin e te zotit te shtepise ne organizimin e ndeshjes. Skenderbeu ka fituar 3 nga 5 takimet e luajtura por ne Korce nuk jane te kenaqur pasi kane pritur me shume nga Murinjo shqiptar aq sa ne media eshte folur se ekziston edhe nje piste zevendesimi nese trajneri Muca do te deshtoje para ish-skuadres se tij.

Muca E kam perseritur shpesh. Cdo ndeshje ka rendesine e vet. Me duhet te them se dhe pas humbjes me Elbasanin nuk ka vend per alarm. Pranoj se jemi nga ato ekipe qe mund te bejme me shume. Ne keto pese ndeshje kemi fituar tre dhe kemi humbur dy dhe keto te fundit i kemi luajtur jashte.

Skenderbeu ka shenuar 7 gola ne 5 ndeshje nje mesatare e varfer per nje ekip qe pretendon te riktheje ne Korce titullin kampion e qe mungon prej 77 vjetesh

Trajneri Muca Ajo qe me ben te mos ndihem mire eshte loja ne grup. Golat do te vine.

Trajneri i Skenderbeut Muca ka parashikuar nje sulm te blinduar me nje tredhembesh te huaj Berkic serb Soza argjentinas dhe Jolic kroat ky i fundit ishte dhe autori i dy golave kunder Vllaznise ne fitoren e fundit te korcareve ne kampionat.

Edhe ne kampin e Tiranes qe ka nje pike se Skenderbeu pas pese javeve te para e konsiderojne si teper te rendesishme ndeshjen e Korces se pari se ne rast fitoreje kalojne nje kundershtar direkt e se dyti ne rast humbje do te krijonin nje diference prej minus 7 pikesh me Dinamon kryesuese me te cilen do te perballen direkt ne javen e shtate e ne rast deshtimi edhe me blute qe kane paraqitur nje asambel me cilesor se skuadra e Sulejman Starova atehere distanca midis dy ekipeve te vetme te kryeqytetit qe marrin pjese ne kete sezon ne Superlige do te ishte fatale 10 pike ne 7 jave.

Ne fakt te Tirana ka nje ceshtje te mprehte. Vonesat e rrogave te prapambetura. Por megjithate presidenti-donator Refik Halili ka premtuar premio ne rast te nje rezultati pozitiv ne Korce.

Se fundi ne shtepine bardheblu eshte folur edhe per nje afrim te gjigantit te telefonise fikse Albtelekom cka do te rriste dukshem financat e 24-here kampioneve te Shqiperise e do ti krijonte mundesin te hynte fuqishem ne merkato pavaresisht se gjate veres rekrutoi kater lojtare te huaj perfshire dhe golashenuesin me te mire te skuadres kroatin Pero Pejic.

Ne javen e katert Tirana fitoi 2-0 me Lacin fale dy golave te realizuar nga Pero Pejic dhe Enco Malindi. Nje fitore qe ka rritur besimin ne skuadren bardheblu por ka entuziazmuar edhe trajnerin Sulejman Starova edhe ky nje kampion si me bankinen e Tiranes ashtu dhe me Partizanin 17 vjet me pare.

Ashtu si Muca te Skenderbeu edhe Starova te Tirana eshte jo pak e lekundur. Ultrasit bardheblu nuk e kane pritur kete mire kete fillim te zbehte te skuadres me me shume trofe ne Shqiperi 45 trofe midis kampionatit Kupes dhe Superkupes se Shqiperise.

Starova konsiderohet mik i presidentit Refik Halili por nuk gezon aspak raporte te mira me shefin e klubit Rauf Dimraj pikerisht me njeriun e caktuar nga Bashkia qe ka dhe ne administrim klubin me te rendesishem te kryeqytetit.

Alban Bushi nje nga blerjet e bujshme te Tiranes dhe golashenuesi me i mire i Kombetares shqiptare 14 gola paralajmeroi shoket e tij te guxojne me shume drejt portave kundershtare 6 gola ne 5 ndeshje dhe te tregohen me agresive ne loje cka ka qene edhe profili i skuadres ne te kaluaren ku grinta bardheblu u imponohej jo pak kundershtareve.

Bushi nje lojtar me pervoje te madhe nderkombetare pranoi se Skenderbeu per momentin ka lojtare me cilesore dhe ai e konsideron kundershtarin si skuadren me favorite ne perballjen midis tyre.

Duhet te jemi realiste - tha Bushi - nuk jemi as per vend te pare dhe as per te dyte. Kjo nisur edhe nga lojtaret qe ka skuadra. Mbase pas disa muajsh gjerat mund te ndryshojne.

Ne tri takimet fundit gjate sezonit te kaluar dy takime u ndane ne barazim 1-1 2-2 dhe nje u fitua nga Tirana 1-0 ne kryeqytet ne fazen e pare.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele 03 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›