E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustedanagic shte e veshtire qe ta zevendesojme Kuzhene

Dita e pare e grumbullimit te kuqezinjve nuk ka sjelle vetem shqiptare ne Shqiperi. Njeri prej te huajve qe do ta shohim ne takimet e radhes te Shqiperise ne eliminatoret e Euro 2012-s do te jete edhe trajneri i ri Xhemal Mustedanagic. Ky i fundit me te mberritur ne Tirane ka vizituar ne spital trajnerin Josip Kuzhe. Nje vizite kjo miqesore por qe pa dyshim nuk ka kaluar pa u diskutuar edhe per dy ndeshjet e radhes per te cilat Kuzhe duket se e ka kuptuar qe nuk do te jete ne gjendje per te qene ne pankine. Gjithsesi edhe pse me nje barre te rende per keto dy ndeshje Mustedanagic duket optimist dhe beson te lojtaret dhe te grupi i drejtuesve qe do ta mbeshtesin. E rendesishme eshte qe trajneri nuk ka ndonje problem te rende. Megjithate ne duhet te vazhdojme punen te se bashku qe te arrijme kete handikap qe eshte krijuar. shte e veshtire qe ta zevendesojme Kuzhene edhe pse une do te bej maksimumin qe te marrim rezultate pozitive si ndaj Bosnjes ashtu edhe ndaj Bjellorusise. Kjo eshte dita ime e pare do te kemi kohe deri ne ndeshjen me Bosnjen per te diskutuar serish. Nese une do te kem ndonje paqartesi do ta diskutoj me Kuzhene - deklaroi per mediat Mustedanagic. Si per ironi te fatit ndeshja e tij e pare ne krye te pankines do te jete perballe vendit te tij Bosnje-Hercegovines por Mustedanagic duket te jete i ftohte perball emocioneve. Une do te jap maksimumin dhe ne do te kerkojme vetem fitoren per ndeshjen me Bosnje-Hercegovinen - tha me tej Mustedanagic. Ne ndihme te Mustedanagicit te pakten per keto dy ndeshje te radhes me Bosnje-Hercegovinen dhe Bjellorusine do te jete drejtori teknik i ekipeve kombetare Astrit Maci pervec Josip Kuzhese i cili gjate gjithe kohes do te qendroje ne kontakt me ta per te dhene direktivat e per te sqaruar cdo paqartesi qe do te kete dyshja e pankines Mustedanagic dhe Maci emra te cilet kane filluar grumbullimin e perfaqesueses qe dje pasdite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›