E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradeci mund minimalisht Partizanin

Takimi i prapambetur i vlefshem per Kategorine e Pare ai midis Pogradecit dhe Partizanit ka qene i hidhur per miqte qe u munden dje 1-0 nga skuadra vendase. Ne Pogradec skuadra e drejtuar nga Neptun Bajko shkonte me moralin e larte duke qene se ne mesjave mori fitoren e pare ne kampionat pikerisht ne javen e 4-t ndaj Bilisht Sportit ne Selman Stermasi. Por formacioni i rreshtuar nga Ylli Cekici ishte shume i forte per te kuqte. Vendasit ashtu sikurse pritej kane dominuar kete takim edhe pse e kane nxjerre me veshtiresi golin pikerisht ne minuten e 38-te me ane te nje penalltie. Keshtu nese ndeshjen e shkuar te kuqte kane marre ne favor te tyre dy penallti te kthyera ne gol nga Karapici kesaj here e kane pesuar nga i njejti fat. Pikerisht penalltia e kthyer ne gol nga Jahaj per Pogradecin ka vulosur edhe fatin e kesaj sfide qe u ka buzeqeshur liqenoreve qe tashme e shikojne veten ne vendin e pare te renditjes se Kategorise se Pare me 9 pike po aq sa kane edhe 4 skuadra te tjera Tomori Lushnja Kamza dhe Terbuni. Nga ana e tyre te kuqte rikthehen shpejt te humbja duke treguar se jo vetem jane shume larg nga emri i tyre por rrezikojne edhe mbijetesen ne kete kategori inferiore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›