E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutacionet gjenetike kanë formuar sytë Blu

Shkencëtarët kanë zbuluar se individët me sytë blu kanë një paraardhës të përbashkët. Mutacioni gjenetik ka ndodhur rreth 6000- 10 000 vite më parë. Deri atëherë nuk ka patur sy blu por vetëm kafë.

“Në lashtësi të gjithë njerëzit kanë patur sy kafë” – tha Hans Eiberg nga departamenti i molekulave në Universitetin e Kopenhagenit.

Mutacioni ka prekur të ashtuquajturin genin OCA2, i cili është i përfshirë në prodhimin e melaninës, pigmenti që i jep ngjyrë flokëve, syve dhe lëkurës.

“Mutacioni gjenetik i cili ka prekur këtë gen ka ndikuar në fikjen e atij kromozomi që formonte syrin kaf” – thotë Eiberg.

Ky mutacion ndaloi prodhimin e melaninës në beben e syrit. Dhe kjo ndikoi që syri nga kaf të kthehej në blu.

Por nëse geni OCA2 do të ishte komplet i paktivizuar, flokët, sytë dhe lëkura do të ishin pa melaninë.

Eiberg dhe skuadra e tij kanë ekzaminuar ADN-në nga mitokondritë, burimin e energjisë nga formohen strukturat, në njerëz me kombësi të ndryshme, si nga Jordania, Danimarka dhe Turqia. Materiali gjenetik i syve blu vjen nga femra kështu që u kërkuan gjurmë të prejardhjes femërore.

Ata panë në pjesët e ADN-së brenda genit OCA2 dhe në mutacionet gjenetike që eleminojnë prodhimin e melaninës.

Gjatë shumë gjeneratave, segmente të ndryshme të ADN-së janë përzierë kështu që individët kanë ngjyrë blu të ndryshme. Disa nga segmentet e papërziera janë quajtur haplotipe. Nëse një grup individësh ka haplotipe të gjata, kjo do të thotë se ndryshimi gjenetik është bërë kohët e fundit. Pjesa e ADN-së nuk ka patur shumë kohë për tu përzierë.

“Ajo që u zbulua ishte se njerëzit që kishin sy blu në Danimarkë, ishin po njësoj me ata në Jordani. Ata kishin pothuaj të njëjtin ndryshim geni, të lidhur me atë që bën syrin blu” – tha Haëks në një intervistë.

Sasia e melaninës në beben e syrit bën edhe ndryshimin e ngjyrës nga kafë në jeshil. Njerëzit me sy blu kanë një sasi të vogël melanine në sy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›