OKB, alarm për kancerin
Organizata Botërore e Shëndetësisë ve alarmin për përhapjen e kancerit ne Shqipëri me ritme shume te shpejta. Sipas një raporti te publikuar ne internet nga Agjencia e Energjisë atomike, me shume se 4 mije raste te rinj diagnostikohen çdo vit dhe pavijonet ku kurohen këta paciente ne spitalin onkologjik, janë te tejmbushura. Ky spital është i vetmi qe trajton këtë lloj sëmundje ne një vend me 3,6 milionë banore. Dhe çdo dite, qindra paciente mbushin korridoret ne pritje te një përkujdesje apo vetëm për te folur me doktorët. Ne 1990, sipas raportit Shqipëria regjistroi 2800 raste te reja me kancer. Sot vendi ballkanik përballet me një rritje prej 50 % te të sëmurëve me kancer. Kjo sëmundje e egër, sipas raportit, zë vendin a dyte, pas sëmundjeve kardiovaskulare, si shkaktare e vdekjeve ne Shqipëri. Ashtu si ne shume vende me nivel te ulet ekonomik, me shume se 70 % e rasteve me kancer ne Shqipëri, janë diagnostikuar shume vone dhe nuk kane pasur mundësi për një trajtim efektiv. Sipas statistikave përkatëse, janë rreth 3 mije raste te pacienteve me kancer ne fazën përfundimtare ne vit. Për te reduktuar me efektivitet shtimin e kancerit ne Shqipëri, ekspertet e shëndetit ngulmojnë për përqendrimin ne parandalimin dhe diagnostikimin e hershem te sëmundjes. Raporti vëren se Kanceri është një sëmundje shume faktoriale dhe mënyra sesi njerëzit jetojnë, luan një rol shume te madh. Ndryshimi i stilit te jetesës ne Shqipëri gjate 17 viteve te fundit, ne lidhje me ushqimin, konsumin e duhanit, ndotjen, aktivitetin fizik, stresin etj, ka ndikim te madh ne rritjen e rrezikut- nënvizon ky raport duke cituar shefin e shërbimit onkologjik ne Tirane doktor Agim Sallaku. Agjencia ndërkombëtare e energjisë atomike dhe Organizata Botërore e Shëndetit dhe partnere te tjerë po punojnë për te ndihmuar Shqipërinë.