Mutacioni i ri i COVID-19, apel britanikëve për mbajtjen e maskave

Qytetarëve në Britaninë e Madhe u është bërë thirrje të vendosin sërish maskat për t’u mbrojtur nga një mutacion i ri i COVID-19, që po i shqetëson shkencëtarët.
Virusi i ri “Eris” është një nga variantet e “Omicron” dhe deri tani mendohet se ka infektuar rreth 800 mijë persona në Britani.
Numri i personave të diagnostikuar me virusin e ri u rrit nga rreth 3,3 në 7,2 për 100 mijë raste në më pak se një muaj.
Ndër pesë simptomat e shfaqjes së këtij koronavirusi janë acarimi i fytit, pezmatimi i hundëve, lodhja trupore, teshtimat dhe dhimbja e kokës.
Trisha Greenhalgh, një nga ekspertet kryesore të kujdesit shëndetësor në Universitetin e Oksfordit, ka bërë thirrje që qytetarëve të mbajnë përsëri maskat.
“Grupet e mia WhatsApp në lidhje me shëndetin po plasin. Postohen vazhdimisht klipe dhe diagrame të linjave gjenetike. Nuk e kuptoj mirë, por duket se është edhe një herë koha për t’u maskuar,” shkroi Greenhalgh në rrjetin X.
Prof. Christina Pagel nga Kolegji Universitar i Londrës gjithashtu paralajmëron “një valë të madhe” të mundshme prej virusit të ri.
Sipas saj, “virusi i ri ka pësuar shumë mutacione të reja që e bëjnë të ndryshëm nga llojet e mëparshme Omicron,” tha ajo në X. /AA
/rtsh.al/