E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA, ekspozohen emrat dhe të dhënat e anëtarëve të jurisë së kontesë Fulton

Emra, fotografi, profile në mediat sociale bile edhe adresa të banesave që mendohet se i përkasin anëtarëve të jurisë së kontesë Fulton në Xhorxha të SHBA-ve që këtë javë votuan pro ngritjes së padive ndaj ish presidenti Donald trump dhe 18 të pandehurve të tjerë po qarkullojnë nëpër mediat sociale, ndërsa ekspertët thonë se disa përdorues anonimë të këtyre mediave po bëjnë thjirrje për akte dhune ndaj këtyre anëtarve. 

CNN raporton se emrat që po qarkullojnë në rrjet duket se iu përkasin të paktën 13 nga 26 anëtarëve të panelit të jurisë në kontenë Fulton.  Emrat që qarkullojnë në mediat sociale përputhen me emrat e të paktën 13 nga 26 anëtarët e  panelit të jurisë së kontesë Fulton. 

Vendet ku këto të dhëna janë publikaur varojnë që nga forumet pro Trumpit e deri të faqet e internetit që më parë kanë patur lidhje me sulme të dhunshme ekstremiste. 

Është e paqartë ndërkohë nëse profilet e këtyre emrave që janë shpërdarë nëpër rrjet iu përkasin realisht anëtarëve të jurisë apo personave që kanë të njëjtin emër me ta. 

Por sipas ekspertëve publikimi i profileve dhe adresave të personave që kanë të njëtin emër me anëtarët e jurisë ekspozon këta të fundit, por edhe personat që kanë të njëtin emër me ta të bëhen shënjestër e ngacmimeve si dhe sulmeve dhe akteve të dhunës. 

Një javë më parë, juria e kontesë Fulton vendosi që Trump dhe 18 persona të tjerë që kanë lidhje me të duhet vihen nën akuzë pasi dyshohet se janë përpjekur të manipulojnë dhe përmbysin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Georgias. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›