Mutu-Çelsi, gjoba pezullohet deri në fund të vitit
Pas dy golave të shënuar në fitoren e mbrëmshme 4-3 përballë hungarezëve të Debreçenit, një tjetër lajm i mirë vjen për futbollistin rumun që aktivizohet në radhët e ekipit italiantë Fiorentinës.
Adrian Mutu u dënua me një gjobë prej 17 milion eurosh, të cilat duhet t’i derdhte në arkat e klubit të Çelsit. Shkak për këtë u bënë akuzat vërtetuara nga drejtuesit e ekipit anglez, në lidhje me përdorimin e kokainës nga lojtari, gjatë kohës që ky i fundit luante për Blutë e Londrës.
Lajmin e bën të ditur shtypi zviceran, që sqaron se Gjykata Federale ka pranuar ankimimin e rumunit për të pezulluar dënimin ndaj tij, duke e ngrirë pagimin e gjobës të paktën deri në fund të këtij viti. Në fakt, ky vendim ishte lajmëruar edhe disa ditë më parë nga agjenti i lojtarit, Viktor Bekali.