E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Pustec thirrje minoritetit maqedonas: Votoni Partinë Socialiste

PUSTEC- Kreu i PS-së, në vazhdën e takimeve elektorale zhvilloi një kënd fjale në Pustec, në qarkun e Pogradecit i cili ishte ndalesa e radhës. Lideri i socialistëve, shfrytëzoi këtë takim për ti bërë thirrje minoritet maqedonas që të votojnë PS-në.

"Votoni partinë Socialiste, mbajeni teserën e partisë maqedonase, që ka elementë që duhen respektuar, që mbrojnë identitetin tuaj....Ne do ta respektojmë atë parti, por këtu bëhet fjalë për ushqimin, bëhet fjalë për të ngrënë", - theksoi kreu i PS-së.

Rama u njoh me shqetësimin e banorëve të kësaj zone, për pyjet dhe pronat. Kryesocialisti tha se kalimi i pyjeve nen pushtetit vendor dhe pa kornizë të qartë ka sjellë abuzime pas abuzimesh. Ndërkohë duke u ndalur tek problemi me pronat, Rama theksoi se ajo është një cështje që na pengon të bëhemi pjesë e BE.

“Dikush me ka thëne se në Shqipëri ka aq shumë pretendentë për prona sa po ti mbledhjes të gjitha pretendimet janë më shumë se sipërfaqja Shqipërisë. Ajo që ka ndodhur me parkun kombëtar nuk është aksident por ka ndodhur kudo me pyjet. Ato po shfrytëzohen kudo në mënyrë barbare. Kalimi i pyjeve nen pushtetit vendor dhe pa kornizë të qartë ka sjellë abuzime pas abuzimesh.
Abuzime dhe shfaqje pronarësh që realisht nuk janë pronarë dhe kjo është një nga pjesët e problemit të thellë të pronave në Shqipëri. Është problem i rëndë që na pengon të bëhemi pjesë e BE dhe të zhvillohemi realisht. Nuk zhvillohemi realisht në se nuk zgjidhim problemin e pronës. Ne do vendosim regjim te rreptë mbi mënyrën sesi do administrohen pyjet, ne do luftojmë për cdo peme dhe cdo hektar pyll se është një pasuri e madhe që është borxhi që u kemi gjeneratave që vijnë”, theksoi Rama.

Lideri i socialistëve shprehu shqetësimin se si një zonë si Pusteci, të cilën e krahasoi me thesar natyror të jetojë në varfëri dhe papunësi, ndërkohë ironizoi kryeministrin për arritjet ‘imagjinare’, sipas tij.

“Në këtë zonë jemi në një zonë që është thesar natyror dhe është e pakuptueshme që njerëzit të jetojnë në varfëri dhe papunësi, si në cdo zonë të vendit. Jashtë vendit ka shtet këtej nuk ka shtet. Në zgjedhjet e 23 qershorit duhet te mendojnë për familjet e tyre jo me ke janë. Berisha jep përgjgjigje jemi të dytët pas Gjermanisë, dhe Kina po shqetësohet se po na kap”, tha Rama i cili iu përgjigj interesit të banorë për sektorin e peshkimi , i cili sipas tij po pengohet për shkak të keq menaxhimit të naftës.

160 milonë dollarë, premtoi Rama se do të investojë për sistemin e vaditjes dhe kullimit, teksa tha se uji nuk do i mungojë asnjë familje në mënyrë që të vendi të ndahet nga mesjeta.

“160 milionë dollarë vetëm për ujë në parcelë dhe kullim do i qepemi këmba këmbës gjithë vendit për të sistemuar ujin e pijshëm se u bë një legjende turpi, 20 vjet, mua më vjen zor ta them se në 4 vitet e ardhme do kemin ujë të pijshëm se kjo duhet te jete A. Ujin e pijshëm duhet të cojmë në cdo familje të të ndahemi nga mesjeta”, tha Rama. 

Kryesocialisti Rama e cilësoi votën e 23 qershorit si historike, teksa tha se shqiptarët duhet të vendosin se cfarë duan. “23 qershori është për të ndarë se cfarë do ti në 4 vitet e ardhshme. Do të vijosh me përrallë, sa herë skam ujë, NATO të thonë. Nuk kam bukë të thonë, BE. Nuk kam punë, të thonë rrugë, rrugë, rrugë. Në anën tjetër do të hedhësh një hap për të përmirësuar jetën tënde sadopak. Ne e kemi programin dhe skuadrën vota e njerëzve e vendos këtë punë. Kjo votë është historike, cdo njeri duhet të niset nga vetja ”, u shpreh Rama. 

Duke iu përgjigjur interesit të një anëtari të partisë maqedonase se cili është projekti i socialistëve për PRESPËN, Rama iu përgjigj me një pyetje retorike. “Partia juaj cfarë do bëjë për Prespën?

“Do them dy gjëra.... E para nisem nga një premisë e thjeshtë kur më pyesin cfarë do bëj...janë të gjitha zona dhe vende që njeriu thotë se cfarë kanë bërë të tjerët për këto vlera, cfarë bëjnë këta komshinjtë tanë me Prespën. Cfarë do kishte bërë ndaq Maqedonia, Serbia dhe Greqia po të kishin pasur Skëndërbeun dhe Krujën dhe atë histori të jashtëzakonshme, do kishin bërë një vend jo të mbrojtur nga pikëpamja e vlerave, por një vend që do ishin promovuar në atë mënyrë vlerat që jo vetëm ata që jetonin në Krujë, por i gjithë vendi do të përfitonte. Shikoni se cfarë i kanë bërë Krujës, i kanë bërë ata që dy sulltanë nuk i bërë në dy rrethime” tha Rama teksa shtoi se “Prespa është një perlë që kërkon plan për të zhvilluar këtu bujqësinë blektorinë, turizmin duke u mbështetur tek bukuria e zonës dhe klima fantastike për të bërë një territor ku jo ju, por shumë të tjerë të vijnë të ndjehen mirë”, tha Rama.

Rama: PD e nxorri Mondën të bënte tik-tak, i dhanë biletë pa kthim
Rama si gjithmonë edhe në këtë takim nuk ka kursyer sulmet ashtu si dhe ironinë ndaj kundërshtarit politik. Duke iu referuar listave të PD-së, Rama komentoi:

“Tik-tak tiak tik, tak i humbu ora Mondës. E bënte për mua tik- takun. Është ajo..... i dhanë biletë vajtje pa kthim. I thonin dil e bëj tik-tak... tik-tak”, u shpreh Rama duke iu referuar aktores njëherësh deputetes së PD-së, Rajmonda Bulku, e cila në deklaratat për media, akuzonte Ramën për mosvotimi ne tre ligjeve, duke paralajmëruar se do i vijë fundi. 
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Përmbytjet’, Rama: Berisha nuk ka se çfarë të premtojë, veçse të gënjejë  Rama: Qeveria e Berishës, kompani private që bën biznes me pasuritë e shqiptarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›