Tronditet Festivali i Kanës, grabiten mbi 1 milionë dollarë bizhuteri
Kanë- Bizhuteri me vlerë më shumë se 1 milion dollarë raportohet se janë vjedhur nga një hotel në qytetin francez të Kanës.
Policia e cituar nga BBC-ja thotë se bizhuteritë u ishin huazuar për të famshmëve, të cilët kanë mbërritur në rivierën franceze për festivalin e famshëm vjetor të filmit.
Sipas raporteve bizhuteritë ishin vjedhur nga një vend i sigurtë në dhomën e Hotel Novotel, të një punonjësi të firmës zvicerane Chopard.
Chopard është një nga sponsorët zyrtare të festivalit, i cili u hap të mërkurën.
Vjedhja ndodhi në të njëjtën ditë që në festival u shfaq ‘The Bling Ring’, një film i ri i regjisorit Sofia Coppola që flet në lidhje me disa nxënës të shkollave të mesme të cilët ndjekin të famshëm kur ata janë në evente për hyrë në shtëpitë e tyre dhe për të grabitur.
Dorina Bilbili/IDEA/