E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë gra në listën e kandidatëve, KQZ-ja gjobë partisë për diskrimin të burrave

lefterie-lleshi-kqzTiranë- Në kohën kur gratë dhe organizatat e tyre ankohen për mosrespektimin e kuotave nga partitë politikë në listat e kandidatëve për deputetë, KQZ-ja ka paditur një parti për shkak se ka futur në lista me shumë gra se burra. Ligji kërkon që për çeshtje të barazisë gjinore, 30% e listave të përbehen nga gra. Por askush nuk kishte menduar që nëse sundonin gratë në lista, do të duhej që të respektohej kuota 30% për burra. Dhe ky precedent është shënuar pikërisht nga Partia Popullore Kristian Demokrate, e cila ka më shumë gra se burra në lista dhe pikërisht për këtë arsye është gjobitur nga KQZ me 8 milion lekë, duke e motivuar se diskriminon burrat. Por kryetari i kësaj partie thotë se kjo është një përllogaritje e gabuar nga ana e KQZ-së dhe mbi të gjitha nuk flitet për diskriminim pasi listat janë sipas ligjit për barazinë gjinore. Për kete arsye ai ka depozituar të premten një ankesë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykates së Apelit.

Sipas akt-padisë së dorëzuar nga kryetari i kësaj partie Pal Shkambi, në listën shumëemërore të kësaj partie që është dorëzuar në KQZ, në 12 qarqe ka gjithsej 140 kandidatë për deputete dhe në të janë përfshirë 42 meshkuj dhe 98 femra. Sipas kësaj partie përberja e listës është në përputhje me nenin 67, pika 6 e Kodit Zgjedhor, duke respektuar 30% të barazisë gjinore.

Kreu i kësaj partie shqton se një ndër tre emrat e parë në listë i përket secilës gjini dhe sipas tij nuk ka asnjë diskriminim. Shkambi i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të prishte vendimi i gjobitjes së partisë së tij nga KQZ pasi ajo nuk ka bërë mirë përllogaritjet në tre qarqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›