Heqja e vizave me SHBA-të, Berisha: Sduam favore, do plotësojmë kushtet
Korçë- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk do të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës favore që Shqipërisë nuk i takojnë për liberalizimin e vizave. Por nga ana tjetër për Berishën SHBA-të do ta ndihmojnë Shqipërinë pasi kanë një vullnet për ta bërë këtë dhe siç tha kryeministri, Shqipëri-SHBA kanë një marrëdhënie miqësie të veçantë. Teksa u pyet nga gazetarët për kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë, Berisha shprehu bindjen se qeveria e tij do të punojë ti plotësojë ato.
Unë e di këtë dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë një të vërtetë… kjo qeveri sdo kërkojë favore që si përkasin, por kjo përbën një premisë shumë pozitive…unë kam bindjen se shqiptarët do ti kishin liberalizuar vizat me kohë… por ne jemi seriozë. Me BE-në kishim 120 detyra. Ju kam thënë ‘iu lutem kryeministër, kancelare, të dërgojë një ekip në rast se i plotësojmë, ne meritojmë një vlerësim objektiv’. Nga Gjermania erdhi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale.
Me SHBA-të kemi komunikim të ndershëm të gjithanshëm. Sbëhet fjalë të pretendojmë të na bëjnë favor tjetër sa na takon, do kërkojmë ndihmë për të plotësuar kushtet, se me SHBA-të është një marëdhënie më e veçantë, miqësore, se SHBA-të kanë një vullnet për të na ndihmuar,- tha Berisha.
Ndërsa për plotësimin e KQZ-së, kryeministri Berisha u shpreh i vendosur se opozita duhet të sjellë emrat për anëtarë dhe t’i votojnë, ndërsa në të kundërt tha “le të puthet me Milon”. Ndërsa për këtë situatë Berisha akuzoi Ramën se e përdori për tu fshehur pas frikës që ka nga humbja e zgjedhjeve tha kryeministri.
PD-ja nuk ndërhyn absolutisht në problemin e KQZ-së, ai u shndëroi në një problem pazaresh, të turpshme të kreut të PS-së me aleatët e vet, në mënyrën më bizantine. Ajo që i ndodhi Jani Janit, të marrësh ta bësh pazar për të futur në listë një njeri, këtë mund ta bëjë vetëm shoku Edvin… Këtu fle lepuri i Ramës, do që të mos i bjerë në KQZ e si rezultat të thotë i humba zgjedhjet se skisha tre anëtarë në KQZ, po këtë smund tia shesësh më askujt…. Ne jemi të gatshëm të mbledhim parlamentin të votojmë 3 anëtarët… është zgjedhja e tyre, për tjetër, absolutisht as edhe një preokupim. Nëqoftëse nuk i sjell se do ta përdorë si kusht për të mos njohur zgjedhjet, edhe kur i kishte, prap nuk i njohu zgjedhjet, s’kam fuqi të futem në labirintet e Ramës,- tha kryeministri.
Berisha tha ndër të tjera se kryesocialisti Rama “flet një ditë si qeveri, një ditë si opozitë”. Teksa theksoi se akuzat e PS-së për prani të punonjësve të administratës në fushatë, “të gjitha janë stisje e sajime të një njeriu të dëshpëruar që ju fik fushata. Ftoj punonjësit e administratës të mos tremben nga nervozizmi i Ramës se është në një gjendje nervore të acaruar…. është në një fazë të veçantë psiqike, se nga se e di vetë, se unë kam punë të tjera”,- tha Berisha.
Sa i përket një koalicioni të mundshëm paszgjedhor mes PD-së dhe FRD-së, kryeminisitri u shpreh: “Koalicionet paszgjedhore në një vend të qytetëruar i dikton sovrani jo ti, ty të takon të lexosh sovranin. Një gjë është e sigurt, Topi për arsye që i dimë u rreshtua kryekëput me Ramën, saqë e votoi atë, po ja dhe votën, ja ke dhënë zemrën politike, nuk kishte arsye ta bënte këtë ishte një njeri që për shumë arsyue s’mund ta bënte, kjo është e vërteta”,- përfundoi kryeministri.