Muze ne Surrel. Ish- reparti me kujtimet e komunizmit

Ish- reparti ushtarak ne Surrel të Tiranës do të kthehet në një muze te periudhes se totalitarizmit. Ministria e Kultures do te shqyrtoje pese projekte te hartuara nga nje subjekt privat dhe do të përzgjedhë projketin që do të bëjë realitet kete park muze te veçante.
“Mendohet që me këtë jo vetëm të shtojmë një atraksion kulturor në shërbim të turistëve, por mendojmë se I shërbejmë edhe kujtesës kombëtare sepse ndihet e domosdoshme që sidomos gjenerat e re e cila shfaqet e mjegullt jo shumë e informuar ëprsa I takon tmerreve dhe gjithë atij negativiteti që prodhoi ai sistem” tha ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj.
Ne mjediset e ketij muzeu do te vendosen nje pjese e madhe e fondeve te letersise staliniste te cilat kanë bllokuar prej kohesh disa salla te Bibliotekës Kombëtare si dhe vepra monumentale qe ndodhen ne Galerine Kombëtare.
“Ishte fati që ky interes përkoi edhe me interesin e ministrisë së Turizmit dhe të Kulturës e cila dëshironte një mjedis të tillë, edhe të vizitueshëm, edhe si qendër tërheqëse edhe për turizmin edhe për brezat e rinj” tha Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Vlera e ketij parku muze do te varioje nga 1.2- 2.2 milion euro, në varësi të projektit që do të zgjidhet. Ky do të jetë i pari muze periudhës komuniste shqiptare në Tiranë pas burgurt të Spaçit.
Aurela Papadhima