Jozefina Topalli ne Studio e Hapur

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ishte e ftuara e parë në “Studio e Hapur” të martën mbrëma në të njëjtën ditë që startoi edhe Albanian Screen, që synon të jetë televizioni i gjithë shqiptarëve, që vjen më një imazh të ri dhe një filozofi të re.
"Mirëmbrëma ju falenderoj për ftesën dhe shfrytëzoj rastin për tu bërë urimet më të mira televizionit tuaj, Albanian Screen, duke besuar se do të jetë një dimension i fuqishëm i informimit dhe profesionalizmit në tregut mediatik. Urimet më të mira!", uroi kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Në këtë intervistë kryeparlamentarja foli për 21 janarin, dhe adresoi kritika ndaj organit qendror të akuzës, për hetim të njeanshëm. "Cfarëdo që do vendosi drejtësia ne i besojmë drejtësisë. Problemi është se deri në këtë moment nuk ka asnjë nga organizatorët e akuzuar. Dhe organizatorët kanë emër dhe kanë fytyrë. Unë kam parë dy tre deputetë të PS që hyjnë dhe dalin të buzëqeshur nga Prokuroria, ngjasojnë se hyjnë e dalin në shtëpinë e tyre, janë shumë komod. Po këta deputetë i shoh në tavolina të prokurorisë, e pastaj i shoh në dreka dhe në darka", tha Topalli.
Kryetarja e Parlamentit, thotë se zgjedhjet do të mbahen më 8 maj, pavarësisht qendrimeve që mban opozita. "Unë nuk e bëj opozitën dhe as e zgjedh opozitën. As nuk i imponohem opozitës. Në 8 maj zgjedhjet do të bëhen. Është kryetari i parë në botë që unë njoh në vendet e zhvilluara dhe vendet e perëndimit që thotë herë po hyj dhe herë nuk po hyj. Nuk mund të mbesë Shqipëria peng as i një, as i dy personave", tha ajo.
2 muaj larg zgjedhjeve të 8 majit dhe numri dy i Partisë Demokratike ka besim se këtë herë Tirana nuk do të fitohet nga të majtët. "S'ka asnjë dyshim që do mbështesë cdo kandidaturë që PD do të vendosë, qoftë në Tiranë, qoftë në Durrës, qoftë në Korcë, qoftë në fshat e qoftë në qytet. Unë besoj se Tiranën, Durrësin Korcën do e fitojmë. Nuk them dot se do e fitojmë Fierin", vijoi kryetarja e Parlamentit.
Nga kjo e marte e ne vazhdim Eni Vasili me emisionin “Studio e Hapur”, do te jete me ju edhe te merkuren e te premten mbrema, me intervista, debate dhe forume. "Studio e hapur" zgjeron ne kete menyre hapesiren e saj ne ekran por dhe ne program per te qene edhe me teper pjese e ceshtjeve me te nxehta te shoqerise shqiptare.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 02 mars 2011 )