E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu Historik Kombetar interes te madh nga turistet

Muzeu Historik Kombëtar është një ndër destinacionet e para që çdo i huaj njeh në mënyrë të sintetizuar me historinë e vendit tonë.

Drejtori i këtij institucioni, Luan Malltezi, na bën me dije se në sezonin e verës ka patur një vizitueshmëri të lartë nga vizitorë vendas dhe të huaj, por në krye të listës qëndrojnë turistet të cilët kanë shprehur më shumë interes për pavionin e arkeologjisë, i cili është edhe një ndër pavionet më të pasur.

Ajo çka duhet të përmirësohet në muze sipas Malltezit janë kushtet teknologjike dhe klima.

Ndërkohë që aktivitetet që do të zhvillohen së shpejti janë në shtator një ekspozitë e traditës popullore nga Princi Leka si dhe një sërë aktivitetesh në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë.

Muzeu Historik Kombëtar i ka dyert e hapura në çdo ditë të vitit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›