Muzeu Historik Kombëtar, mungon pavioni pas viteve 1944

Muzeut Historik Kombëtar i mungon e pasqyrimi i periudhës pas viteve 44 -2000, i quajtur ndryshe si pavion i socializmit. Sotirula Hoxha, shefja e Sektorit të Historisë dhe Muzeologjisë thotë se ky është një minus i madh dhe se po punohet ne kete drejtim bashkë më rindertimin e pavionit të pavarësisë, në mënyrë të tillë që në këtë vit jubilar të mos mungoje pasqyrimi historik i këtyre viteve.
Për rikthimin e këtyre pavioneve, Muzeu Historik Kombëtar, po punon në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Arkivin e Shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare. Prezantimi i Muzeut është konceptuar të prezantohet nëpërmjet tetë pavioneve. Pavioni i Lashtësisë , i Mesjetës , i Rilindjes Kombëtare, i Pavarësisë, Pavioni i Ikonografisë, i Etnokulturës, i Luftës Antifashiste dhe ai i Genocidit Komunist.