Muzeu Kombëtar rihap pavijonin e gjenocidit komunist

Publikimi i lajmit për gjetjen e një varri të përbashkët në afërsi të Tiranës, ku dyshohet se janë eshtrat e disa të pushkatuarve nga regjimi komunist, ka rindezur debatin rreth krimeve të kësaj periudhe në Shqipëri.
Po sa njihen shqiptarët me krimet dhe gjenocidin e komunizmit? Për këtë Muzeu Historik Kombëtar do të rihapë pavijonin e gjenocidit komunist, i cili është mbyllur rreth një vit më parë. Vetë drejtori i këtij institucioni, Luan Maltezi, e konfirmon këtë fakt, ku mes të tjerash tregon edhe për risitë e tjera që do të sjellë ky pavijon.
Në vitrinat e tij vizitori do të njihet edhe me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga regjimi i kohës. Sipas Maltezit, pavijoni i gjenocidit do të jetë gati brenda dy muajve, kjo edhe për shkak të fluksit të vizitorëve që sjell fillimi i sezonit turistik.