“The Hurt Locker” mund “Avatar”-in

Aktorët britanik Colin Firth dhe Carey Mullingam kanë festuar fitore të dyfishtë mbrëmë gjatë ndarjes së çmimeve BAFTA.
Firth (49) ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në filmin “A Single Man”, përderisa Carey (24) ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në filmin “An Education”.
Pasi janë prezantuar për të marrë çmimet, Colin ka treguar se ka pasur momente kur ai ka dashur që ta refuzoj rolin që ia kishte ofruar regjisori Tom Ford.
Në këtë film Colin – i cili ka luajtur edhe rolin e Darcy” në filmin “Pride And Prejudice” – luan rolin e një akademiku homoseksual që ka rreth 60 vjet.
“Ajo çfarë nuk di Tom Ford është se, unë ende e ruaj email’in në outbox në të cilin thuhet se nuk do të mund ta pranoja këtë rol. Isha duke u parapërgatitur për t’ia dërguar por e ngriva në frigoriferin tim...Shpesh nuk e di se çka është më e mirë për mua por tani dëshiroj ta falënderoj atë për rolin tim”, tha ai.
Colin po ashtu ka bërë homazh për Ford, i cili më shumë i është i njohur si dizajner i modës duke thënë: “Kam punuar me një regjisor të madh dhe ai ishte gjithmonë i gatshëm për të bërë më të mirën”.
“Ajo çfarë di është se kurrë nuk do të shtyp butonin ‘send’ gjersa t’i lexoj mirë rolet”, shtoi ai.
Aktorja Carey – e cila luan rolin e një vajze të shkollës së mesme që ka marrëdhënie me një njeri të vjetër – është dridhur nga emocionet kur ka marrë vesh për çmimin, por ajo ka falënderuar familjen e saj, skenaristin Nick Hornby dhe gjithë skuadrën e filmit.
“Dëshiroja që të bëja ndonjë fjalim sikurse Colin Firth për të folur për frigoriferët por nuk mundem. Me të vërtetë nuk e kam pritur këtë. Isha e sigurt se nuk do të fitoja kështu që nuk mendoj të them ndonjë gjë”, tha ajo.
Filmi për luftën në Irak, “The Hurt Locker” ishte një tjetër fitues kryesor gjersa regjisorja Kathryn Bigelow ka mundur ish burrin e saj James Cameron në kategorinë për filmin dhe regjinë më të mirë.
“The Hurt Locker”, po ashtu ka fituar çmimin për skenarin me origjinal, realizmin kinematografik, montazhin dhe zërimin më të mirë – duke fituar gjashtë çmime.
Regjisorja Kathryn (58) e ka përshkruar fitoren në kategorinë për filmin më të mirë “jashtë normales së imagjinatës”. “Kjo është e pabesueshme, jam thellësisht e nderuar dhe e prekur”, ka shtuar ajo.
Ajo ia ka dedikuar çmimin, fundit të luftës në Irak “dhe rikthimin e djemve dhe vajzave në shtëpi”.
Ajo është gruaja e parë që ka fituar Bafta për regjinë më të mirë dhe ka thënë: “Është më të vërtetë një nder i madh. Nuk e kam ditur se jam e parë – shpresoj të këtë edhe të tjera”.
Filmi i Cameron’it “Avatar” ka qenë i nominuar në tetë kategori, por në shtëpi ka marrë vetëm dy çmime – për prodhimin më të mirë dhe efektet më të mira vizuale.
Epika shkencoro – fantastike ishte favorite për të fituar për filmin më të mirë pasi kishte fituar dy Golden Globe në Hollywood dhe është nominuar në nëntë kategori për Oskar.
Djali i legjendës së rokut David Bowie, Duncan Jones, ka marrë çmimin për debutimin më të mirë britanik për filmin e tij shkencoro-fantastik “Moon”.
Duncan i emocionuar ka thënë pasi ka marrë çmimin: “Është dashur shumë kohë të mësoj se çfarë duhet të bëj me jetën time. Me në fund gjeta atë çfarë dua ta bëj”.
Ai suksesin e tij ia ka dedikuar babit që i ka thënë atij të bëj filma shkencoro-fantastik.
“Babi i im me ka treguar shumë për filmat gjatë rritjes sime kurse vetëm tani jam i sigurt se ai nuk do të tmerrohet nga ajo çfarë kam bërë”, tha ai.
Princi William është nominuar si presidenti i ardhshëm Bafta’s, duke e marrë këtë pozitë nga regjisori legjendar Lord Richard Attenborough (86).
Wills – i njohur për adhurimin e filmave aksion – i është dhënë një mikpritje e ngrohtë gjersa ka biseduar edhe me adhuruesit e tij në oborrin e “Shtëpisë së Opera’s Mbretërore ” në Covent Garden, në qendër të Londrës.
Wills (27) ka përfunduar mbrëmjen pasi është bashkuar me aktoren e Hollywood’it, Uma Thurman në skenë, pasi që ajo ka prezantuar fituesen e Bursës së Akademisë Britanike, Vanessa Redgrave (73) për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në film.
Vanessa, bija e së cilës Natasha Richardson vdiq gjatë skijimit vitin e kaluar e ka përshkruar “çmimin si një dhuratë speciale për të”.
“Oh, të dashur, frikësohem se me keni futur prapë në lojë”, i tha ajo publikut.
Shefi i Bafta’s, Dafid Parfitt tha: “Akademia ka një lidhje të gjatë me Familjet Mbretërore dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që Princi William është pajtuar të jetë president i joni”.
Aktori i “Twilight”, Robert Pattinson ka marrë duartrokitjet më të gjata kur është paraqitur në tepihun e kuq.
Por, kolegu tij, Kristen Stewart ka fituar çmimin për aktorin më të mirë të ri.
Fituesit e BAFTA-s 2010
Filmi më i mirë: The Hurt Locker
Filmi më i pëlqyer britanik: Fish Tank
Debutimi më i mirë i regjisorit, skenaristit apo producentit britanik: Duncan Jones (Director - Moon)
Regjisori më i mirë: Kathryn Bigelow - The Hurt Locker
Skenari më origjinal: Mark Boal - The Hurt Locker
Skenari më i mirë i adaptuar: Jason Reitman & Sheldon Turner - Up In The Air
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj: A Prophet
Filmi më i mirë i animuar: Up
Aktori më i mirë në rolin kryesor: Colin Firth - A Single Man
Aktorja më e mirë në rolin kryesor: Carey Mulligan - An Education
Aktori më i mirë në rolin dytësor: Christoph Waltz - Inglourious Basterds
Aktorja më e mirë në rolin dytësor: Mo'Nique – “Precious”
Muzika më e mirë: Up - Michael Giacchino
Realizmi më i mirë kinematografik: The Hurt Locker - Barry Ackroyd
Montazha më e mirë: The Hurt Locker - Bob Murawski & Chris Innis
Dizajni më i mirë: Avatar
Kostumografia më e mirë: The Young Victoria - Jenny Shircore
Zëri më i mirë: The Hurt Locker
Efektet më të mira vizuale: Avatar
Makijazhi dhe frizurat më të mira: The Young Victoria
Filmi i shkurtër i animuar: Mother of Many
Filmi më i mirë i shkurtër: I Do Air
Çmimi i Michael Balcon: Joe Dunton
Çmimi për aktorin më të mirë të ri: Kristen Stewart
Çmimi i karrierës: Vanessa Redgrave