E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu historik Kombetar aktivitete per 100 vjetorin

Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë do të organizojë një sërë aktivitetesh të rëndësishme. Drejtori Luan Malltezi na bën me dije se, që në hyrje të Muzeut do të ketë një monitor të madh, ku në formë dixhitale do të pasqyrohen elementë të rëndësishëm të muzeut. Kjo formë do të bëjë që Muzeu të jetë më pranë vizitorëve dhe do të shërbejë si nxitje për të rritur numrin e vizitoreve në pavionet e tij.
“Dixhitalizimi i objekteve të pavioneve dhe materialeve arkivore është një ndër synimet tona”- thotë Malltezi. Sipas tij dixhitalizimi dhe pasqyrimi i materialeve përmes monitoreve në pavione të ndryshme është një vlerë e shtuar për çdo vizitor vendas dhe të huaj.
Muzeu Historik ka synim që edhe sallën e konferencave ta dixhitralizojë dhe ta kthejë në shërbim të studentëve , ndërkohë që për 100 vite të themelimit të shtetit shqiptar do të organizohen ekspozita me koleksione të veçanta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›