E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperndarja ne qarqe Asambleja Kombetare miraton grafikun

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka miratuar shpërndarjen e anëtarëve të kryesisë në 12 qarqet e vendit, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në bazë të këtij vendimi, vihet re largimi i disa anëtarëve të kryesisë nga qarqet, të cilat konsiderohen si baza të forta mbështetjeje, duke i deleguar në qarqe të tjera. Bie në sy përfshirja e liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano, si i deleguar i Asamblesë Kombëtare për Qarkun Tiranë. Nano është pjesë e Asamblesë, në të bazë të statutit të kësaj force politike. Në këtë mënyrë, Ben Blushi detyrohet të ikë nga Korça për të punuar në Elbasan, Arbën Malaj, largohet nga Vlora drejt Kuksit, Arben Isaraj nga Vlora delegohet në Gjirokastër, kursë Namik Dokle do të jetë i deleguar në Berat e jo më në Kukës, Valentina Leskaj nga Elbasani shkon në Vlorë, Ditmir Bushati delegohet në Pukë dhe Malësinë e Madhe.
Siaps vendimit të Asamblesë kreu i saj Gramoz Ruçi dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi nuk do të kenë qarqe më vete, pasi janë caktuar të merren me organizimin në tërësi të zgjedhjeve. Në mbledhjen e asamblesë është miratuar edhe plani i veprimit politik për këtë sesion parlamentar.
Asambleja Kombëtare ka zgjedhur edhe kryesinë e re të saj. Gramor Ruçi do të mbetet kryetar. Ndërkohë që Luiza Xhuvani është emëruar nënkryetare dhe Tulant Balla, sekretar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›