Teutonet mposhten 3-1 Turqine ne Stamboll

Vërtet që është Spanja skuadra më e mirë e botës, por kjo Gjermani është kaq shumë tërheqëse saqë nuk mund t’ia ndash sytë për asnjë moment, kur del e luan futboll. Trajneri Joakim Lëv e vlerëson shumë ekipin që vetë ndërton çdo javë e muaj, ndërsa gjermanët lanë përshtypje të thella me fitoren 3-1 në Turqi.
“Së pari, unë dua të falenderoj skuadrën time sepse e kishte vlerësuar ndeshjen siç duhet, duke përballuar presionin dhe duke arritur fitoren e 9-të radhazi. Ndoshta ne nuk ishim aq superiorë në pjesën e parë, dhe Turqia pati gjithashtu disa raste, por në pjesën e dytë ne e arritëm kontrollin e lojës dhe e dominuam atë. Bëmë vetëm një gabim në fund, por ia dolëm. Nuk dua të jap emra të veçantë, por do të përmend Shvajnshtajgerin që dominoi mesfushën. Po ashtu Tomas Myleri që ndihmoi në çdo gol. Ne luajtëm mirë si skuadër”, ka thënë Joakim Lëv, trajner i Gjermanisë.
Mrekullinë gjermane e pranon madje edhe një holandez, siç është trajneri i Turqisë, Gus Hidink.
“Siç u pa qartë, skuadra gjermane ka një harmoni të brendshme, në aspektin taktik dhe në mënyrën sesi sulmon, po ashtu ka një mbrojtje shumë të mirë. Duke marrë parasysh këto faktorë, rezultati I ndeshjes është normal. Gjithsesi, ne duhet të nxjerrim disa mësime dhe të bëjmë të mundur që Turqia të rrisë nivelin e saj”, është shprehur trajneri i Turqisë, Gus Hidink.