E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i Shkencave të Natyrës i shpëton sekuestros



Muzeu i Shkencave të Natyrës i ka “shpëtuar” dje mrekullisht sekuestrimit të objekteve që ai mban prej vitesh brenda mureve të tij. Policia Bashkiake e kryeqytetit nuk e ka zbatuar urdhrin e Përmbarimit për sekuestrimin e godinës së Muzeut të Shkencave, pasi pedagogë e drejtues të Muzeut protestuan paraditen e djeshme për t’i paraprirë vendimit për sekuestro. Lidhur me zbatimin e vendimit për sekuestro, përgjegjësi i Muzeut, Ferdinant Bego, shprehet: “Jemi në pritje të një përgjigje për shpëtimin e këtij institucioni, si i vetmi për llojin e vet në Shqipëri, e në se kjo nuk do të merret në konsideratë, ne jemi të hapur për zgjidhje të tjera”. Sipas Begos, Muzeu i Shkencave të Natyrës, shërben jo vetëm për studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nga i cili varet ky institucion, por këtu vijnë edhe qindra vizitorë. Ndërkohë, që Dekanati i Fakultetit të Shkencave i ka nisur një propozim institucioneve kompetente për shpëtimin e këtij Muzeu, duke u shprehur se “ne jemi të hapur me të gjitha instancat përkatëse, për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë për ty dy palët”. Sipas këtij Dekanati, qëllimi është që kjo pasuri, e krijuar prej më se 100 vjetësh, të ruhet këtu ose të vendoset diku tjetër, në kushte të përshtatshme dhe mbi të gjitha, që materialet e këtij muzeu të mos dëmtohen gjatë transportimit.

9 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›