SHBA-të mbështesin planin për integrimin e veriut
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, ka deklaruar se SHBA-ja mbështet planin e Zyrës Ndërkombëtare Civile dhe të qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit edhe në veri të vendit.
"Ne mbështesim plotësisht planin e ICO-së dheeverisë për të punuar me një intensitet të shtuar për kthimin e veriut të Kosovës në sistemin e këtij shteti me fokus të veçantë te sundimi i ligjit. Ne e dimë se qytetarët që jetojnë në veri të Ibrit janë të dekurajuar për shkak se kanë jetuar nën ndikimin e strukturave kriminale për 10 vitet e fundit".
Strukturat kriminale dhe të ashtuquajturat struktura paralele kanë një gjë të përbashkët, e kjo është jolegaliteti", tha Dell pas takimit me ministren e drejtësisë, Nekibe Kelmendi.