E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu viktorian, një “ditëlindje” lordësh në ishull

07/08/2009  Histori

Muzeu i ri “Tennyson” shënon 200-vjetorin e ditëlindjes së poetit

Është një epokë ndryshe. Plot fisnikë dhe njerëz të shquar. Është si një udhëtim mes legjendash dhe historish që të çon në epokën viktoriane. Ishulli Wight (ishulli i qenieve njerëzore) në Angli ka çelur këto ditë një ekspozitë kushtuar lordit Alfred Tennyson, por dhe shumë mysafirëve të shquar që e kanë vizituar atë në shtëpinë e tij.

Edhe pse bashkëkohësit e tij, si Disraeli, Darwin, Lewis Carroll, Xhuzepe Garibaldi dhe mbretëresha e Havait nuk kanë qenë të pranishëm në ftesën e ditëlindjes së Tennysonit, libraria e tij do të jetë e mbushur plot me mysafirë të shquar të letërsisë, shkencës dhe artit deri më 9 shtator.

Ishte një pasion privat për artin viktorian që bëri “të rritet” për t’u shndërruar në një muze shtëpia Farringford, Tennyson, duke u hapur tani për të shënuar 200-vjetorin e lindjes së një gjiganti të skenës letrare viktoriane. Brenda kësaj shtëpie-muze gjendet tavolina e punës e Tennysonit, portrete: të mikut të tij GF Watts, të poetit, gruas së tij dhe djemve të tyre, që “janë rikthyer” në shtëpi për herë të parë pas më shumë se një shekulli.

Poeti i shquar ishte në qendër të ditës, “i gjuajtur” nga adhuruesit e shumtë të vargjeve të tij dhe epokës viktoriane. Veprat e tij, duke përfshirë “Ngarkesa e brigadës së dritës”, “Shalli”, “In Memoriam”, “Cikli Arturian”, “Idilet e mbretit”, janë lexuar nga miliona njerëz, janë recituar, bërë këngë dhe janë dramatizuar.

Po kush është Alfred Tennyson?!

Ai u zhvendos në Ishullin Wight (ishulli i qenieve njerëzore) më 1853, kur e pa se nuk mund të qëndronte më gjatë në Londër. Por të gjithë ata që ishin dikush e ndoqën pas, shumë edhe si mysafirë shtëpie. Rreth tij u mblodhën shpejt politikanë, piktorë, shkrimtarë, shkencëtarë dhe anëtarë të familjes mbretërore.

Shtëpia e Tennysonit u shndërrua në hotel në fillim të shekullit të 20-të, duke pasur pronarë në kohë të ndryshme Thomas Cook të kompanisë së udhëtimit dhe Sir Fred Pontin.

Banorët më të vjetër të ishullit, duke përfshirë edhe zanatçinjtë që restauruan copat për ekspozitën, u kujtuan të mos linin në hije zjarrin e madh në bazë gjatë së cilët mbijetuan mobiliet viktoriane.

I shndërruar në një hotel, shtëpia ishte blerë tre vjet më parë “për një tekë, me një plan jo shumë të menduar biznesi”, nga Martin Beisly, ekspert i lartë për pikturat viktoriane në shtëpinë e ankandeve “Kristi” dhe mikja e tij Rebeka Fitzgerald.

Beisly, veçanërisht i interesuar për poezinë, nuk i shkoi ndër mend për “Tennyson” apo prishjen e arkitekturës viktoriane. "Vërtet mbërrita në ‘Tennyson’ përmes pikturimit. Kudo pashë piktorët, i dashurova: Millais, Holman Hunt, Watts. E kuptova se ata ishin krejtësisht në anët e ‘Tennyson’. Shtëpia ‘më goditi’ si një punë arti, si një pikturë që ka nevojë urgjente për një restaurim të ndjeshëm”, - shprehet Beisly.

Beisly dhe Fitzgerald shpenzuan dimrin për të bërë që ndërtesa të mos përshkohej nga uji, para se të zgjeronin më pas “Tennyson”. Ata shtuan një dhomë mbrëmjeje pritjesh dhe një bibliotekë me një shkallë të fshehur në qoshe në mënyrë që të mund “të shpëtonin” nga vizitorët. Zgjerimi u projektua nga një tjetër adhurues i Tennyson, arkitekt i Muezut të Historisë Natyrore në Londër, Alfred Waterhouse.

Biblioteka i është rikthyer standardeve të një muzeu dhe ekspozitave të rregullta të shtëpisë. Me kuratore Veronica Franklin Gould, një eksperte e periudhës, ata kanë siguruar kredi të mëdha nga koleksionet kombëtare, duke përfshirë “Watts Galeria” në Compton dhe qendrën e studimeve “Tennyson”, e cila ruan arkivat e familjes. Pikturat, fotografitë dhe letra nga fqinj të familjes, kërkime të fotografes Julia Margaret Cameron, të japin një përshtypje të gjallë për jetën në këtë shtëpi. Vizitorët shpesh përjetonin një ndjesi “misteri” lidhur me këtë shtëpi: më 1865 Anny Thackeray, bija e novelistit, e njohur si ekscentrike, shkruan se çdokush në këtë shtëpi është thuajse një gjeni. “Një poet, piktor apo i veçantë në disa mënyra.” Banorët e ishullit argëtoheshin tepër si fisnikë të vërtetë. Kështu, rishfaqet Princi Albert me një buqetë aguliçesh nga kopshti; Garibaldi, luftëtar për bashkimin e Italisë, zbukuruar me këmishën e kuqe të ndezur dhe ponçot e rreshtuar të bardhë etj. Ata rreshtoheshin për të përshëndetur poetin amerikan Henry Wadsworth Longfellow, autori i “Hiawatha”.

Ekspozita përshin edhe fronin “Tennyson” i bërë nga druri i kopshtit për mbretëreshën e ve Ema Hawai kur erdhi të qëndrojë për katër ditë më 1865. Fotografitë përfshijnë portretet e Cameron të Longfellout. Kur ai e shoqëroi poetin në dorën e saj, Tennyson e paralajmëroi: “Ju do të duhet të bëni çfarëdo gjëje ajo kërkon. Do të kthehem së shpejti dhe të shohim çfarë ka mbetur prej jush.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›