E Martë, 3 Nëntor 2026

Itali, Tabaku: Duhet të bëjmë çdo gjë që marrëveshja për pensionet midis Tiranës dhe Romës të firmoset

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri duhet firmosur sa më shpejt. Ky ka qenë apeli i bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ndodhet në Romë.  

Nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook, Tabaku shprehet se qeveria shqiptare duhet të bëjë çfarë është e mundur për firmosjen e marrëveshjes.

Sipas saj, janë 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, që paguajnë çdo muaj sigurimet shoqërore, 31 mijë prej të cilëve janë në moshë pensioni.

“Sot nga Roma në Senat dhe dhomën e deputetëve, duke diskutuar për procesin e integrimit, për mbështetjen që Italia ka dhënë. Por ajo që është më e rëndësishmja është diskutimi për kontributin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Janë 300 mijë shqiptarë që paguajnë kontribute sociale, që paguajnë çdo muaj sigurimet shoqërore, 31 mijë prej të cilëve janë në moshë pensioni, që duhet patjetër të marrin pensionin e tyre. Duhet të bëjmë çdo gjë që marrëveshja të firmoset dhe të lëvizë në Senat dhe në dhomën e deputetëve.”, u shpreh Tabaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›