Muzikali i ri rikthen Lizën në botën e çudirave në Broadway

A pyetni ndonjëherë se çfarë ka ndodhur me famën e “Lizes në “Botën e çudirave”? Nëse i besojmë muzikalit të ardhshëm në Broadway, ajo është e rritur, në një martesë të trazuar, gati të humbë punën e saj dhe tashmë e ka humbur vajzën e saj.
Kjo përrallë bëhët “gjithnjë më e çuditshme”, siç do të thoshte Liza.
Producentët e “Wonderland: A New Alice. A New Musical” kanë deklaruar të martën që planifikojnë premierën e shfaqjes në Broadway më 17 prill, 2011.
Tregohet një përrallë e romanit klasik të shekullit XIX “Liza në Botën e çudirave”, për një vajzë të vogël që bie në vrimën e lepurit dhe ndeshet me botën e fantazisë të populluar nga Hatter i çmendur, March Hare dhe Dormouse.
Muzikali “Wonderland” i prodhuar nga Broadway Genesis Project ofron një rrëfim më bashkëkohor për Lizën e rritur, që ka humbur lumturinë në jetën e saj por e rigjen derisa kërkon për vajzën e saj të humbur në botën e fantazisë, të cilën e ka vizituar shumë kohë më parë.
Shfaqja do të jetë vazhdimësi e vargut të gjatë të shfaqjeve dhe muzikalëve të Broadway që gërshetojnë përrallat e vjetra në mënyra të reja, siç është “Wicked”, që ka treguar avanturat e Dorothy në “The Wizard of Oz” përmes syrit të shtrigave.
Konceptin e “Wonderland” e ka bërë Frank Wildhorn dhe është shfaqur në teatrot në Tampa të Floridës dhe Houston të Texasit.
Parapremierat në Broadway do të fillojnë më 21 mars 2011 në teatrin Nederlander. Regjinë e “Wonderland” do ta bëjë Gregory Boyd me muzikë të kompozuar nga Wildhorn dhe tekstet nga Jack Murphy.