E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: Merkato e Milanit, me lojtare te rinj

Ne korridoret e politikes italiane, i shoqeruar nga disa deputete, Sivlio Berluskoni leshoi nje batute ne lidhje me Milanin, e cila mund te ndikoje dhe te krijoje nje tjeter pamje te skuadres, ne fillim dhe me tej, gjate sezonit te ri. "Nuk do te marrim me lojtare qe jane mbi 30 vjec, - deklaroi Silvio Berluskoni - edhe per vete faktin, se kushtojne shume. Ne deshirojme te rinj, qe te mos jene me shume se 23 vjec". Huntelaer, Fabiano dhe Pizarro jane ende ne liste, per t'u bashkuar me kuqezinjte e Leonardos. Frymezimi i fundit lidhet me nje paraqitje me te mire ne Ligen e Kampioneve. Me te rinjte ne perberje, Milani do ta kete me te lehte, ecurine ne "Champions".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›