E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto: Do te shkruaj historine me Interin

Samuel Eto betohet se do te perserise suksesin e tij me Interin, pra te njejtin sukses qe perjetoi edhe ne radhet e Barcelones. Sulmuesi kamerunas, eshte prezantuar zyrtarisht me fanellen zikalter. Lojtari i kombetares se Kamerunit, nenshkroi nje kontrate 5 vjecare me Interin, gjate nates se kaluar. "Deshiroj qe te shkruaj historine me Interin,- theksoi Eto- kam fituar gjithcka me Barcelonen dhe shpresoj qe te vazhdoj ne kete rruge". Eto shenoi gjithsej 125 gola ne 144 ndeshje me Barcelonen, duke e ndihmuar kete te fundit qe te fitoje tre kampionate ne Spanje, dy liga te Kampioneve dhe nje here Kupen e Mbretit. "Do te ishte gje e madhe sikur te fitoja "Topin e Arte", por me pare jam duke menduar per ekipin dhe nuk me interesojne objektivat personale". Me tej Eto vazhdoi:- "Ibra eshte nje lojtar i madh, por yne jam Samuel Eto, e kaluara ime dhe fitoret flasin me shume per mua. I uroj gjithe te mirat Zlatan Ibrahimovicit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›