E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzike, vdes kitaristi i njohur Gary Moore

MADRID- Kitaristi i njohur irlandez i muzikës rock, Gary Moore, ish-pjesëtarr i grupit ''Thin Lizzy'', u gjet i vdekur dje në një dhomë hoteli në Spanjë, njoftuan burime të ndryshme.
Gary Moore, 58 vjeç, filloi karrierën me grupin irlandez ''Skid Row'' dhe më pas me ''Thin Lizzy'', ku zëvendësoi Eric Bell.
"Nuk mund ta besoj", deklaroi Eric Bell për BBC-në.
"Ai ishte një kitarist i shkëlqyer'', shtoi Bell.
I lindr në Belfast, në Irlandën e Veriut, Gary Moore filloi të merrte leksione në kitarë që në moshën tetëvjeçare.
Moore ka bashkëpunuar edhe me George Harrison, ''Beach Boys'' dhe Ozzy Osbourne.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›