E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pike bën zyrtarelidhjen e dashurisëme Shakirën

BARCELONE- Më në fund, ai që u konsiderua thashethem, është kthyer në një lajm zyrtar. Lidhja mes mbrojtësit të Barcelonës Zherard Pike dhe këngëtares së mirënjohur kolumbiane Shakira, ekziston.

Sot, ka qenë vetë futbollisti spanjoll që ka konfirmuar këtë lidhje, duke publikuar në facebook një foto, ku ai është bashkë me Shakirën dhe me një grup miqsh, mes të cilëve edhe kolegu Karles Pujol me të dashurën Malena Kosta.
Përpos kësaj, në Barcelonë ishin të gjithë të bindur se mes tyre kishte një lidhje, që në momentin që Shakira u nda nga Antonio De La Rua, me të cilin ishte lidhur para 11 vjetësh.

Trajneri Pep Guardiola mësohet se e ka këshilluar Pikenë që të dilte “zbuluar”, sepse situata ishte bërë e vështirë edhe për vetë lojtarin.

Në shtëpinë e tij ishin stakuar ditë e natë paparacë, që pretendonin të merrnin deri në 150 mijë euro në rast se do të kapnin një foto të çiftit. Zherard Pike është 24 vjeç, ndërsa Shakira 34.

Ata njihen prej kohësh dhe kanë qenë miq të ngushtë, por mediat zbuluan një muaj më parë se ata frekuentoheshin edhe nëpër hotele. Madje, u publikuan edhe vendet ku ata të dy shkonin më shpesh, por deri sot, mungonte vetëm një foto që t’i tregonte bashkë.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›