Greqi, plumba shqiptarit e policit grek, 1 i vdekur
ATHINE-Një ngjarje ka ndodhur gjatë natës në lagjen Kalithea në Athinë. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë kallashnikov 2 persona, një nga të cilët shqiptar dhe një polic grek. Shqiptari 26 vjecar u plagos rëndë, ndërkohë që personi tjetër mbeti i vdekur nga plumbat. Viktima ishte polic i stacionit policor i Kalitheas. Në castin e atentatit ai ndodhej në makinë me 26 vjecarin shqiptar jashtë orarit të shërbimit.
Makina ishte parkuar në rrugë, kur autorët e krimit ndaluan me motor dhe zbrazen mbi viktimat më shumë se 20 plumba kallshanikovi. 26 vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin "Evangelismos" në Athinë, ku i është nënshtruar edhe një nderhyrje kirurgjikale.
Motivet e sulmit të përgjakshëm ende nuk janë sqaruar nga Departamenti i Krimeve kundër sigurisë së jetës Atikës.
(d.b/BalkanWeb)