E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftiu Tërnava lobon në Kajro

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, me ftesë të autoriteteve egjiptiane po qëndron në Kajro ku po mbahet Kongresi i 22-të i Këshillit Suprem për Çështje Fetare.

Ky Kongres mbahet nën kujdesin e kryetarit të Egjiptit, Hosni Mubarak ndërsa këtë vit, po marrin pjesë 80 delegacione nga shtete të ndryshme.

Në seancën e sotme të paradites, Myftiu Tërnava mbajti kumtesën “Kosova nëpër kohë”, ku dha një histori të Kosovës.

Myftiu Tërnava pasi foli për peripecitë që ka kaluar Kosova në 100 vjetet e fundit, ku vuri ne pah dhunën e egër serbe. Gjithashtu Myftiu foli edhe për luftërat dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për mëvetësi.

Në fjalën e tij Myftiu më shumë u përqendruar në 10 vjet e fundit liri, e posaçërisht në këto dy vjet shtet e pavarësi, ku vuri në pah arritjet në fushën e shtetndërtimit.

“Pavarësia e Kosovës ka stabilizuar rajonin e Ballkanit”, tha Myftiu Tërnava.

Në fjalën e tij, ai të pranishmeve u bëri thirrje që të ndikojnë te qeveritë e atyre vendeve që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

Gjatë qëndrimit në Kajro, Myftiu pati edhe një numër intervista në Tv egjiptiane, në të cilat foli për arritjet e Kosovës dhe u bëri thirrje autoriteteve të Egjiptit që të njohin Kosovën.

Myftiu Tërnava nesër nga Kajro do të shkojë për vizitë në Libi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›