E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu takoi Haradinajn

Presidenti Fatmir Sejdiu priti sot në një takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Kosovë, ndërsa vëmendje iu kushtua nevojës së shtimit të efikasitetit të punës së pozitës dhe të opozitës, për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Po kështu, u bisedua edhe për zgjedhjet, si dhe nevojën e veprimeve që do të ndikonin në mënjanimin e disa dobësive që janë paraqitur në zgjedhjet e fundit lokale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit, në këtë takim u shtrua gjithashtu edhe nevoja e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve politikë, që të mënjanohen dobësitë e shprehura në fusha të ndryshme, të cilat ngadalësojnë zhvillimin e vendit dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Takimi i Presidentit Sejdiu me Haradinajn u zhvillua në kuadër të diskutimeve të vazhdueshme që Presidenti ka me liderët e partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›