Myler: Gjatë Botërit të Klubeve do të interesohem për një ekip të ri!

“Nuk e di ende ç’do të bëhet me të ardhmen. Në këto momente s’kam asgjë konkrete. Besoj se në javët në vazhdim do të jenë mjaft interesante. Botërori për Klube do të jetë një eksperiencë intriguese dhe them se do të përfitoj për të parë se çfarë bëhet atje”.
Tomas Myler ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen, por ka lënë të kuptohet se mund të mos tërhiqet nga futbolli i luajtur. Lojtari i Bajernit ka lajmëruar se do të interesohet për ambientin në lidhje me futbollin në Shtetet e Bashkauara të Amerikës duke lënë të kuptohet se një marrëveshje me një klub të MLS-së ka shumë shanse të marrë jetë.