E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mynih – Kos: Me Shqipërinë dhe Malin e Zi, aspektin teknik të integrimit e mbyllim brenda 2027-ës

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ – Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos e pranishme në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih tha sot se duhet përshpejtuar procesi integrimit për vendet aspirante për integrimin në BE.

Kos në panelin ku ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, tha se agresioni i Rusisë në Ukrainë ka nxitur BE përshpejtojë procedurat e integrimit.

“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo çfarë po bën SHBA, ndikohet nga gjeopolitika. Kur vendi im, Sllovenia, hyri në BE nqoftëse do ta thjeshtoja ishte mjaft e lehtë, në kuptimin që nëqoftëse vendi përmbushte kriteret mund të hynte. Ndërkohë që, më vonë u bë më e vështirë në kuptimin që shtete anëtare duhet të hyjnë më në thellësi në mënyrë që të zgjerohen. Por sot, kemi një situatë specifike. Kemi forca të jashtme që ndikojnë, përçajnë dhe duan të na shohin që të dështojmë, kështu që flasim për përparësi dhe nuk është vetëm zgjerimi, por është bashkimi i Europës. Ja pse po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme”, tha Kos.

“Dhe prapë kur vendi im u bë anëtar, ne e kemi parë më së shumti këtë me syzet ekonomike, në optikën ekonomike, ndërkohë që sot kemi një optikë tjetër. Nëqoftëse shkohet në rrënjët pse BE u krijua, u krijua për të krijuar paqe, liri, siguri dhe prosperitet. Tani ne kthehemi tek siguria dhe paqja dhe ky është elementi më vendimtar, por po kështu edhe është fuqia e BE. Ju përmendët garancitë e sigurisë, zgjerimi mund të jetë elementi më i rëndësishëm politik i garancisë së sigurisë. Ka një arsye pse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo pjesë e SHBA, po t’i kthehem asaj çfarë thatë ju në fillim”, u shpreh Kos.

“Është po kështu e qartë që ka prirje nga veriu i Europës, nga vende që janë në nivel shumë të lartë të sundimit të ligjit dhe që janë shumë të përfshirja në zonën ekomomike europiane që po marrin ne konsideratë apo po i marrin në konsideratë që të kthehen”, vijon Kos.

Sipas saj, BE sjell siguri e paqe.

“Po e përshpejtojmë tashmë procesin sidomos me Ukrainën. Po punojmë dy deri në tre herë më shpejtë sesa punohet në BE, por na duhet të bëjmë dallimin midis pjesës teknike të procesit dhe pjesës politike të procesit. Kur vjen fjala te pjesa teknike ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri ne 2026 apo 2027, por ka dhe një pjesë politike që do të thotë që asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret pa vullnetin e shteteve anëtare. Këtu i shoh mundësitë sot për pjesën teknike me të cilën unë jam ngarkuar. Mund të realizojmë shumë jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet e Ballkanit perëndimor”, tha Kos

“Por duhet vërtete të flasim dhe po flasim me shtete anëtare për atë çka mund të bëjnë sepse është pjesa e bazuar në meritë aq teknike, por dhe vullneti politik dhe gjeopolitika për të cilën po flisja në fillim luan një rol të rëndësishëm. Disa njerëz shohin një mospërputhje midis procesit të bazuar në meritë dhe gjeopolitikën, ose të tjerë mospërputhje midis vlerave dhe procesit ekonomik. Pse nuk duhet të flasim për anti korrupsionin dhe kështu me radhë. Pra, në këndvështrimin tim, ne mund të bëjmë shumë më tepër nëqoftëse e marrim në konsideratë seriozisht këtë situatë dhe një koment për pyetjen e parë. BE mund t’i sjellë vendet kandidatë në BE jo SHBA”, shtoi Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos.

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Siguirisë në Mynih 1 nga 7

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›