E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myrtaj, dopieta qe jep trepikeshin Teramos

Nga Kastriot Gjini Ish sulmuesi i kombetares shqiptare, Florian Myrtaj i cili kete sezon aktivizohet ne rradhet e skuadres se Teramo, ne kategorine e C2 mte italise, i ka dhene fitoren skuadres se tij sot ne dreke. Ne ndeshjen e sotme, Teramo priste ne fushen e saj skuadren e Martina. Do te jene miqte qe do te kalojne ne avantazh ne minuten e 14' me Cantoro por sulmuesi shqiptar do te barazoje rezultatin ne minuten e 38' dhe ta dyfishoje ate ne minuten e 56'. Myrtaj do te shenoje kete dopiete me dy penallti qe arbitri dha ne favor te skuadres se Teramo.Kjo ishte fitorja e pare per skuadren e Myrtaj qe nga 23 /12 / 06. Teramo rrezikon te zbrese nje kategori me poshte. Myrtaj ne kete sezon ka shenuar 8 gola, nga te cilet 6 kane qene me penallti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›