E Shtunë, 31 Tetor 2026

S. Curri vetem 13 minuta loje ne fitoren e Aue

Nga Kastriot Gjini
Edhe skuadra e Bundesliges 2 Erzgebirge Aue, ne te cilen aktivizohet shqiptari Skedilajd Curri ka fituar sot ne ndeshjen e rradhes. Ne kete ndeshje AUE priste ne fushen e saj skuadren e Kickers Offenbach. Pjesa e pare kishte disa sulme nga te dyja skuadrat por asnjera nga ato nuk arriti te kalonte ne avantazh. Rezultati i bardhe do te prishej vetem ne minuten e 65', kur i zakonshmi Klinka do te kaloje skuadren vendase ne avantazh. Por pa mbaruar akoma brohoritjet e tifozeve, miqte do te barazojne rezultatin, duke lene gjtihcka hapur perseri. Keshtu ne minuten e 66' do te jete greku Agritis, ai qe do te barazoje per skuadren e tij. Skerdilajd Curri u fut ne loje si zevendesim ne minuten e 81' duke marre vendin e golashenuesit por nuk arriti te ndryshonte dicka ne lojen e Aue. Atehere kur te gjithe ishin te bindur se dy skuadrat do te merrnin nga nje pike, ne minuten e 92' do te jete Rangelov ai qe do ti jape fitoren skuadres se sulmuesit shqiptar. Me kete fitore skuadra e Aue, ngjitet ne vendin e 7 me 42 pike se bashku me 2 skuadra te tjera, por vetem nga nje pike larg vendit te 3 qe i dergon ne Bundesligen 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›